Sulme dhe fyerje ndaj Nacionales dhe Periskopit, Prishtinë, 25.07.2024

    0
    10
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 25/07/2024
    Qyteti
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Selman Sokoli, Qendrim Krasniqi, Fahri Beqa
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale, Peroskopi
    Burimi Facebook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Selman Sokoli, Qendrim Krasniqi, Fahri Beqa
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Kjo gjuhë denigruese dhe linçuese, po i vë seriozisht në rrezik të gjithë gazetarët që punojnë në këto dy media, dhe është koha e fundit që Vetëvendosje dhe njerëzit e saj të ndalën nga kjo praktikë e rrezikshme dhe papranueshme.

    Sulmet, fyerjet dhe linçimet e zyrtarëve të partisë në pushtet, Vetëvendosje kanë vazhduar me intensitet edhe ditën e enjte.

    Një asamblist i kësaj partie në Prizren, Selman Sokoli, duke iu referuar gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit, ka shkruar “këta i paskan dresiratë si zagartë”.

    Fahri Beqa, i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, ka shkruar në Facebook: “Radojçiqi e Vuçiçi të dhanë paratë”, duke iu referuar një lajmi për Ilir Mirenën – drejtues i portalit “Periskopi”.

    Qëndrim Krasniqi, i Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka shkruar se: “portalet po e sulmojnë RTK-në në kor”, me urdhër të Radojçiqit.

    Kjo gjuhë denigruese dhe linçuese, po i vë seriozisht në rrezik të gjithë gazetarët që punojnë në këto dy media, dhe është koha e fundit që Vetëvendosje dhe njerëzit e saj të ndalën nga kjo praktikë e rrezikshme dhe papranueshme.