Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor – Raporti Narrativ Shqipëri 2021

    0
    241

    Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor (WB-JSI) është një mjet i bazuar në hulumtim i krijuar për të matur dhe monitoruar ndryshimet në mjediset përkatëse sociale dhe politike të vendeve të BP, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose indirekt në sigurinë e gazetarëve dhe aktorët e mediave ndërsa praktikojnë profesionin e tyre. Indeksi mbështetet kryesisht në provat e hulumtimit të mbledhura dhe të analizuara nga partnerët e platformës SafeJournalists.net në përputhje me një procedurë të rreptë të hetimit. Të dhënat e mbledhura për dimensione të ndryshme të konceptit kompleks të “sigurisë së gazetarëve” janë matur dhe grumbulluar në një tregues të përbërë – indeksi i sigurisë së gazetarëve, për të matur ndryshimet në shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor me kalimin e kohës. Bazuar në provat e hulumtimit, nëntë anëtarë të Panelit Këshillëdhënës në Shqipëri vlerësojnë situatën dhe caktojnë rezultate për secilin nga 19 treguesit brenda dimensioneve të mëposhtme:

    1) Mjedisi ligjor dhe organizativ – ekzistenca dhe zbatimi i masave mbrojtëse ligjore të rëndësishme për sigurinë e gazetarëve;
    2) Parandalimi – ekzistenca dhe zbatimi i një sërë masash parandaluese që kanë efekte të drejtpërdrejta në mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve;
    3) Procesi i rregullt ligjor – sjellja e institucioneve shtetërore dhe zyrtarëve publikë ndaj gazetarëve dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë penale dhe civile në lidhje me hetimin e kërcënimeve dhe akteve të dhunës ndaj gazetarëve;
    4) Siguria faktike – incidente dhe raste të formave të ndryshme të kërcënimeve dhe akteve të dhunës ndaj gazetarëve dhe mediave.

    Indeksi u zhvillua bashkërisht nga studiuesit e Institutit RESIS me bazë në Shkup dhe partnerët e Platformës Safejournalists.net, studiuese e pavarur në Shqipëri: Blerjana Bino. Si i tillë, Indeksi është rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të Platformës Safejournalists.net dhe mbulon të gjitha çështjet specifike që partnerët lokalë i identifikuan si të rëndësishme për kontekstin e vendit të tyre.

    Raporti i plotë në anglisht dhe shqip