Roli i zbehtë i sindikatave në Shqipëri

0
70
Source/Author: https://www.evropaelire.org/a/shqiperi-te-drejtat-e-punetoreve-/32503862.html?fbclid=IwAR2gUzxZ-Xv3gsZS4COBfpU6swuxkP5WLoua4jQ4JhvskGX-4909pfMH3Rc
Source/Photo: https://www.evropaelire.org/a/shqiperi-te-drejtat-e-punetoreve-/32503862.html?fbclid=IwAR2gUzxZ-Xv3gsZS4COBfpU6swuxkP5WLoua4jQ4JhvskGX-4909pfMH3Rc

Qeveria dhe kompanitë në Shqipëri ndërhyjnë rregullisht në të drejtat kolektive të punës ose dështojnë në garantimin e aspekteve të këtyre të drejtave.

Këto shkelje bëhen për shkak të boshllëqeve ligjore apo mungesës se disa praktikave të garantimit të të drejtave të punës, thuhet në indeksin e të Drejtave Globale të Punonjësve, të publikuar më 30 qershor nga Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave.

Shqipëria mbeti në nivelin e tretë në këtë indeks, që bazohet në një sistem pikës nga një deri në pesë, sipas të cilit, radhitja me pikën një nënkupton respektim maksimal të të drejtave në punë dhe pesë është niveli më i ulët.

Përfaqësues të organizatave për të drejtat e punëtorëve thonë se mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve lidhet edhe me mosfunksionimin e organizatave sindikale.

Gazetari gjen mbështetje në organizatat e huaja

Gazetari i televizionit Ora News në Shqipëri, Isa Myzyraj, u përball me kërcënime dhe u padit për shpifje nga një prokurore që u shkarkua gjatë procesit të vetting-ut.

Shkak për këtë situatë u bënë disa postime të Myzyrajt në rrjetet e tij sociale për procesin e vetingu ndaj prokurores, që lidheshin me faktin se si disa media po raportonin dhe akuzonin gjyqtarët që kishin në shqyrtim rastin e kësaj prokuroreje.

“Kam marr kërcënime dhe jam shantazhuar për shkak të postimeve. Prokurorja më hodhi në gjyq. Jo mbrojtje, por as ndihmë nuk kam pasur nga organizatat e gazetarëve. Organizatat e gazetarëve dhe mediave në Shqipëri janë inekzistente. Janë organizata që puna e tyre është tërësisht jo transparente. Nuk reagojnë në raste sulmesh ndaj gazetarëve. Nuk kryejnë këtë funksion. Isha një person që po shkoja në gjyq. Ky proces kishte shpenzime dhe nuk mora asnjë përkrahje”, tha ai.

Gazetari Isa Myzyraj.
Gazetari Isa Myzyraj.

Rasti i Isa Myzyrajt mori shumë vëmendje në fillim të vitit 2022 pas angazhimit të organizatave ndërkombëtare të mediave.

Ai i është drejtuar Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave dhe organizatave të tjera, që thotë se i ofruan ndihmë financiare dhe mbështetje për procesin gjyqësor.

“Mora mbështetje nga thuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tek ata dorëzova të gjitha provat që isha i kërcënuar. Ndihem i shqetësuar, jo pse jam dërguar në gjyq. Të gjitha postimet e mia janë ende publike. I mbroj dhe sot deri në fund të këtij procesi. Ajo që më shqetëson më shumë është mosfunksionimi i organizatave vendase. Ka pasur shqetësime të kolegëve vendas dhe të huaj për këto organizata. Këto organizata kanë dështuar për të mbrojtur gazetarët dhe punonjës të tjerë të medias. Në këto kushte ne detyrohemi që t’i drejtohemi organizatave të tjera ndërkombëtare që punojnë çdo ditë”, thotë Myzyraj për REL-in.

Lexo me shume mbi artikullin ketu:

https://www.evropaelire.org/a/shqiperi-te-drejtat-e-punetoreve-/32503862.html?fbclid=IwAR2gUzxZ-Xv3gsZS4COBfpU6swuxkP5WLoua4jQ4JhvskGX-4909pfMH3Rc