Shqipëri: Grupet e lirisë së medias bëjnë thirrje për një gjyq të drejtë në padinë për për shpifje të ish-Prokurores së Lartë kundrejt Isa Myzyraj

0
113
Source/Author: https://www.mfrr.eu/albania-press-freedom-groups-call-for-a-fair-trial-in-defamation-lawsuit-by-former-top-prosecutor-against-isa-myzyraj/
Source/Photo: https://www.mfrr.eu/albania-press-freedom-groups-call-for-a-fair-trial-in-defamation-lawsuit-by-former-top-prosecutor-against-isa-myzyraj/

Organizatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe sindikatat e shoqatat e gazetarëve janë shumë të shqetësuar nga padia për shpifje e ngritur kundër gazetarit Isa Myzyraj, i cili punon për Ora News, nga Elizabeta Imeraj.

Ish-prokurorja e lartë e Tiranës, Imeraj u shkarkua në prill 2022 si pjesë e procesit të reformës në drejtësi për shkak të humbjes së besimit në sistemin e drejtësisë dhe pamundësisë për të justifikuar apo shpjeguar pasuritë e saj. Me rastin e seancës së djeshme, ne bëjmë thirrje për një gjykim të drejtë me respekt të plotë për të gjitha të drejtat e procesit të rregullt ligjor dhe në të cilin rëndësia e fjalës së lirë dhe shtypit, si dhe raportimit në interes publik merret parasysh siç duhet.

Imeraj ka paditur Myzyrajn pasi ky i fundit raportoi kërcënimet dhe intimidimet që kishte marrë pas shkrimeve për procesin e vettingut të Imerajt në rrjetet ndërkombëtare. Në fund të marsit dhe në fillim të prillit 2022, Myzyraj komentoi zhvillimet rreth procesit të vetingut të Imerajt të kryer nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i mandatuar nga Kushtetuta.

Gazetari kishte vënë re se kolegët e mediave të tjera filluan të autocensurohen, ndërkohë që shumë media kryesore nuk raportuan mbi zhvillimet.

Në të njëjtën kohë, mediat në pronësi anonime në Shqipëri filluan të publikonin artikuj shpifës që sulmonin anëtarët e OMN-së në atë që Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimin e karakterizoi si një “fushatë të orkestruar shpifjesh”.

Myzyraj tha se hetimet e tij zbuluan se të paktën tre nga këto media online kishin lidhje me Imerajn dhe i publikoi këto pretendime në Facebook dhe Twitter. Imeraj e kundërshtoi këtë deklaratë dhe bëri një padi pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan.

Padia e shpifjes është ngritur në një kontekst ku ka shqetësime serioze për lirinë e medias dhe kërcënimet ndaj gazetarisë së pavarur e mbikqyrëse (watchdog) në Shqipëri, e cila ra në 2022 në vendin e 103-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufinj, duke u renditur e fundit në Ballkan.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër rastin dhe solidarizohemi me Myzyrajn.

 

Firmosur nga:

ARTICLE 19 Europe – Artikulli 19 Evropë

European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF) – Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)

European Federation of Journalists (EFJ) – Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)

Free Press Unlimited (FPU) – Shtypi i lirë i pakufizuar (FPU)

International Press Institute (IPI) – Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)

OBC Transeuropa (OBCT) – OBC Transeuropa (OBCT)

Reporters Without Borders (RSF) – Reporterët pa Kufij (RSF)

SafeJournalists Network – Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt