Rrjeti Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor: Ndalimet dhe abuzimet me të drejtat e njeriut të gazetarëve në Shqipëri janë të papranueshme

Rrjeti Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor: Ndalimet dhe abuzimet me të drejtat e njeriut të gazetarëve në Shqipëri janë të papranueshme

Dy gazetarë u ndaluan nga policia ndërsa raportonin protestat në rrugë të shkaktuara nga vrasja policore e Klodian Rasha më 8 dhjetor. Të dy raportuan dhunë dhe abuzim të të drejtave të tyre njerëzore nga forcat e policisë.

 

Më 11 dhjetor, policia ndaloi Xhoi Malësinë, gazetar dhe spiker i lajmeve në Ora News RTV, ndërsa filmonte protestat. Malësia u la e lirë pas tre orësh, por raportoi abuzim me të drejtat e tij njerëzore: “Unë u arrestova nga policia ndërsa po filmoja protestën, megjithëse e identifikova veten si gazetar. Unë u dërgova në stacionin e policisë, ku u godita dhe ofendova nga oficerët e policisë ”- tha Malësia për Rrjetin e Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se nuk i ishte dhënë e drejta për të bërë një telefonatë. – “Unë u lirova tre orë më vonë, pasi firmosa një deklaratë që nuk e shkruajta vetë, por që u vendos nga oficerët e policisë si kusht për t’u liruar”.

 

Malësia ka bërë një kallëzim penale kundër policisë me mbështetjen e Komitetit të Helsinkit.

 

Më 11 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës Koha Jonë, gjithashtu u arrestua ndërsa ishte në detyrë. Pasi Xhani kishte mbaruar raportimin, ai ishte dëshmitar i dhunës së policisë ndaj protestuesve. Ai kërkoi nga policia të ndalonte por u prangos dhe u ndalua me 50 protestues. Xhani deklaroi se ishte goditur në kokë dhe në shpinë. Policia i sekuestroi celularin dhe i fshiu të gjitha pamjet. Xhanit, gjithashtu, u bë presion për të nënshkruar një deklaratë duke pranuar se ai ishte ndaluar për “pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm”. Pasi botuesi i Koha Jonë kontaktoi drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, dhe çështja u raportua drejtpërdrejt në programet televizive në mbrëmje ai u lirua.

  

Megjithëse policia nuk bëri asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ndalimin e gazetarëve deri më tani, një raport paraprak nga Avokati i Popullit thotë se në rastin e Malësisë, përfaqësuesit e policisë konfirmuan verbalisht se ai nuk ishte mbajtur në një dhomë shoqërimi në stacionin policor dhe nuk ishte trajtohet si i shoqëruar.

 

Blerjana Bino, kërkuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, deklaroi se këto nuk janë raste sporadike: “Ka pasur sjellje abuzive të mëparshme nga policia ndaj medias, të cilat nuk janë të pranueshme. Situata rëndohet nga heshtja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë çështjen siç duhet, të identifikojnë anëtarët e forcës policore që shkelën të drejtat e gazetarëve dhe t’i sanksionojnë ata. Ata duhet t’i kërkojnë falje Malësisë dhe Xhanit, të kompensojnë dëmin dhe të sigurohen se nuk do të ndodhë më.”

 

Rrjetit i Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor (SafeJournalists), që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor paralajmëron kundër përdorimit të forcës policore kundër gazetarëve që raportojnë protestat. Gazetarët janë në detyrë dhe duhet të kenë siguri dhe tu sigurohet e drejta për të bërë punën e tyre, jo të pengohen. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar që Malësia dhe Xhani raportuan abuzim të të drejtave të tyre njerëzore përmes dhunës, konfiskimit të pajisjeve, shantazheve dhe presioneve të tjera. Ne presim që autoritetet shqiptare të hetojnë më tej këto dëshmi, të identifikojnë anëtarët e forcës policore që morën pjesë në të dhe t’i sanksionojnë ato.

 

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve që të jenë të kujdesshëm kur raportojnë nga protestat e dhunshme, të kenë kartat e tyre të identifikimit PRESS të dukshme dhe të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.

 

Rrjetit i Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë rast. 

 

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

Beograd – Podgorica – Prishtina– Sarajevë – Shkup – Zagreb, 12.12.2020

 

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Bosnje Hercegovinës

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Media e Malit të Zi