Sulm faktik ndaj gazetarit Adriatik Doçi, 13/11/2022, Tiranë

Sulm faktik ndaj gazetarit Adriatik Doçi, 13/11/2022, Tiranë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Gjinia
    Mashkull
  • Emri i viktimës
    Adriatik Doci
  • Media

  • Emri i medias
    Report Tv, Shqiptarja.com
  • Lloji i platformës mediatike
    Media e shtypur
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://shqiptarja.com/lajm/tirane-dhunohet-prane-baneses-gazetari-investigativ-i-report-tv-adriatik-doci
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    13.11.2022
  • Qyteti
    Tirane
  • Autori(t)
    E paditur
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Veprimi i prokurorit publik
    Adriatik Doçi, rezulton të jetë regjistruar procedimi penal nr.8401 I vitit 2022 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 I Kodit Penal. Më datë 15.12.2022 është dërguar kërkesë për pushim të procedimit penal.
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Gazetari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, është sulmuar fizikisht më 13 nëntor nga persona të paidentifikuar në Tiranë.

Doçi është ndjekur nga disa persona dhe është goditur nga pas me sende të forta, shumë pranë banesës së tij, në rrugën Pashko Vasa. Gazetari ka denoncuar sulmin në Polici.

Doçi deklaroi se është sulmuar papritur nga prapa dhe se nuk ka mundur të identifikojë se cilët janë autorët e sulmit, por beson se sulmi lidhet drejtpërdrejt me punën e tij pasi ka raportuar për raste të korrupsionit që kanë të bëjnë me ish-funksionarë publikë. “Mirënjohje qindra miqve dhe kolegëve që u solidarizuan dhe dënuan sulmin fizik ndaj meje këtë të diel. Nuk e shoh vetëm si një incident apo dramë personale, por edhe si një përpjekje për të heshtur raportimin tim dhe si sulm ndaj medias në tërësi. Personalisht nuk kam marrë në konsideratë dhe nuk do të marr në konsideratë kurrë asnjë mesazh dhune, force e shantazhi për të më mbajtur të heshtur. Koha do ta tregojë”, tha Doci.