Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitKristi Gongo dhe grupe gazetaresh
Media
- Emri i mediasTop Channel, Klan TV
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Media e shtypur
Media Online - Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://www.facebook.com/100001529442258/posts/7845625805498323/?mibextid=WC7FNe&rdid=0uo09m0fqxSw6P2w
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit21.06.2024
- QytetiTirana, Elbasan
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaPersonat publikë
Stafi i sigurisë ose agjencia(at) - Lloji i incidentitKërcënime të tjera për gazetarët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Më 21 qershor, gjatë zgjedhjeve për rektoratet dhe dekanët në universitetet publike në Shqipëri, gazetarët u përballën me pengesa të konsiderueshme në Universitetin e Tiranës, universiteti më i madh publik në vend. Gazetarëve iu ndalua raportimi dhe vëzhgimi i procesit zgjedhor, i cili është vendimtar për transparencën publike.
Ata u informuan se duhej miratimi për të filmuar brenda institucionit. Megjithatë, ky njoftim është lëshuar vetëm në ditën e zgjedhjeve, pasi procesi tashmë kishte filluar, duke e bërë të pamundur akreditimin. Ky incident ngre shqetësime për transparencën e procesit zgjedhor. Për këto çështje Rrjeti Safe Journalist u informua nga Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë. Ky rast ishte raportuar nga Kristi Gongo, një reportere nga Top Channel TV.
Po ashtu gazetarët nga Elbasani raportuan për Rrjetin SafeJournalists se nuk u lejuan të mbulonin procesin zgjedhor në Universitetin Aleksander Xhuvani në Elbasan. Sipas gazetarëve, Komisioni Zgjedhor i Universitetit ka nxjerrë një vendim që ndalon hyrjen në media dhe pasqyrimin e procesit zgjedhor. Ky kufizim e pengonte gazetarin dhe përfaqësuesit e tjerë të mediave të kryenin detyrën dhe të siguronin mbulim transparent të procesit zgjedhor.
Ndërkohë një tjetër gazetar nga Klan TV i cili ka vendosur të qëndroj anonim ka raportuar se është penguar të xhiroj pamje nga procesi zgjedhor.