Kërcënim për jetën dhe sigurinë fizike të gazetarit Piro Nase, 14.04.2025, Gjirokastër

Kërcënim për jetën dhe sigurinë fizike të gazetarit Piro Nase, 14.04.2025, Gjirokastër

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Mashkull
  • Emri i viktimës
    Piro Nasa
  • Media

  • Emri i medias
    Report TV and Jugu Lajm
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Drejtorisë Vendore e Policisë Gjirokastër
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    14.04.2025
  • Qyteti
    Gjirokaster
  • Autori(t)
    i njohur (i dënuar)
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Telefoni (telefononi ose sms)
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i policisë
    Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, (gazetar), i cili pretendon se është kanosur dhe kërcënuar nëpërmjet rrjetit social "WhatsApp", për shkak të detyrës nga shtetasi J. M., menjëherë kanë reaguar duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shtetasin J. M. Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, po kryejnë veprimet procedurale dhe do të referojnë materialet në Prokurori ku do nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës". Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër është tërësisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së çdo gazetari dhe qytetari të qarkut Gjirokastër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.
  • Gjendja juridike e çështjes
    Procedura është në fazën hetimore
  • Lloji i shkeljes
    Kërcënimi për sigurinë
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur

Në datën 14.04.2025, gazetari Piro Nase i “Report TV” dhe administrator i portalit “Jugulajm” ka denoncuar në Policinë e Gjirokastrës se një shtetas e ka kërcënuar nëpërmjet WhatsApp-it. Pas denoncimit të tij, i dyshuari, 32-vjeçar, banues në Fushëbardhë, është marrë në pyetje. Nën drejtimin e Prokurorit është proceduar penalisht për veprën “Kanosja për shkak të detyrës”.

*********

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, (gazetar), i cili pretendon se është kanosur dhe kërcënuar nëpërmjet rrjetit social “WhatsApp”, për shkak të detyrës nga shtetasi J. M., menjëherë kanë reaguar duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shtetasin J. M.

Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, po kryejnë veprimet procedurale dhe do të referojnë materialet në Prokurori ku do nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër është tërësisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së çdo gazetari dhe qytetari të qarkut Gjirokastër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.