Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor reagon për rastin e ndalimit të gazetarit Elvis Hila: Fuqia e solidaritetit gazetar përballë intimidimit shtetëror

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor reagon për rastin e ndalimit të gazetarit Elvis Hila: Fuqia e solidaritetit gazetar përballë intimidimit shtetëror

Policia lokale në Lezhë ndaloi gazetarin e Report.tv Elvis Hila ndërsa po filmonte një operacion për prishjen e një ndërtimi buzë detit. Ai u lirua vetëm pas presionit që gazetarët e tjerë në vendngjarje ushtruan ndaj policisë lokale. 

Në 17 Qershor, Hila po filmonte shembjen e ndërtesave nga IKMT në Shëngjin në Lezhë duke përdorur telefonin e tij. Sipas Hilës, forcat e policisë lokale dhe të IKMT-së i afron dhe i kërkojnë që të identifikohet. Pasi Hila konfirmon që është gazetar, një punonjës policie i merr telefonin nga dora duke i thënë: “Ccfarë gazetari je ti more?!”. Ai u ndalua edhe pse u identifikua si gazetar disa herë dhe njëkohësisht punonjësit e policisë i konfirmuan shefit të rendit në Policinë e Lezhës se Hila është gazetar. Ai u lirua pas presionit që gazetarët e tjerë në vendngjarje ushtruan ndaj policisë lokale. 

“Qëllimi i tyre ishte të mos filmoja përplasjet mes IKMT-së, policisë dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Po filmoja dhunën ndaj një gruaje të moshuar që po kundërshtonte prishjen e ndërtimit të saj”, tha Hila për Reporter.al. Edhe pse iu kthye telefoni, ai nuk mundi të filmonte dhe raportonte ngjarjen. 

Blerjana Bino, kërkuese e medias për Rrjetin për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor (SafeJournalists) pohon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e gazetarit dhe punonjësve të policisë të pranishëm, sikurse raporton Reporter.al. Ky reagim erdhi edhe nga presioni publik i shoqatave të medias dhe gazetarëve. 

“Veprimet e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të mediave në detyrë, veçanërisht në situata të tensionuara, përfshijnë presione dhe armiqësi të hapur. Sulmi me gojë, sekuestrimi i pajisjeve, ndalimi dhe format e tjera të frikësimit po normalizohen. Ky normalizim po nxitet nga mungesa e reagimit dhe hetimet e duhura të incidenteve të tilla” – tha Blerjana Bino – “Nëse ne i lëmë pas dore, ose edhe më keq i tolerojmë dhe i konsiderojmë veprimet e tilla si ‘normale’ ato bëhen përsëritëse dhe kërcënojnë sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme e mediave në Shqipëri” – përfundoi ajo. 

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt(SafeJournalists), që përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor e dënon me forcë arrestimin e Elvis Hila dhe i bën thirrje Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të autoriteteve të Policisë së Shtetit që të hetojnë në tërësi incidentin, të përcaktojnë përgjegjshmërinë e anëtarëve të forcave të policisë Lezhë dhe të publikojnë gjetjet e tyre. Rrjeti SafeJournalists është i shqetësuar nga raportet e armiqësisë në rritje ndaj gazetarëve nga përfaqësuesit e Policisë dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të mos pengojnë gazetarët, por të sigurojnë një mjedis të sigurt për ta. Ne mirëpresim reagimin e gazetarëve të pranishëm, të cilët qëndruan pranë kolegut të tyre Hila dhe demonstruan fuqinë e solidaritetit.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

Attackdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgorica – Prishtina– Sarajevë – Shkup – Zagreb, 22.06.2020

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Media e Malit të Zi