Rrjeti SafeJournalists, i cili mbledh më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij, Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, në mbështetje të Marshimit – për mbrojtjen e dinjitetit të gazetarit që do të mbahet në Shkup të premten (17.02).
Ne qëndrojmë krah për krah me kolegët tanë maqedonas në përpjekjet e tyre për ngritjen e zërit për: miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të ligjeve të rëndësishme për të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave dhe zbatimin e tyre konsekuent, duke i dhënë fund PR-së shtetërore që mund të cenojnë interesin publik, duke respektuar të drejtat e punës dhe sigurinë e punëtorëve mediatik në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, në nivel kombëtar dhe lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj respektimit të gjendjes së të drejtave të gazetarëve dhe gjendjes së lirisë së medias në këtë vend. Në të njëjtën kohë, urojmë SHGM-në për 77 vjetorin e saj dhe përshëndesim përpjekjet e tyre të përkushtuara për të mbrojtur dinjitetin gazetaresk të gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë maqedonas.
Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 16 shkurt 2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi