SJ: Kërcënime ndaj një gazetari në Kroaci për ekspozimin e mashtrimit

SJ: Kërcënime ndaj një gazetari në Kroaci për ekspozimin e mashtrimit

Një gazetar i ri nga Zadarski list, Toni Perinic, mori kërcënime më 9 gusht 2022, pasi kishte hetuar një rast të mashtrimit turistik për të cilin Bordi Turistik mori të paktën 30 ankesa.

Duke kërkuar në internet, Perinic hasi në rrëfimet e njerëzve të cilët ankohen për një qiramarrës nga Privlaka (Qarku i Zadarit) i cili merr një paradhënie prej 500 HRK për një apartament që merr me qira dhe një ditë para datës së caktuar të pushimit, e anulon atë për arsye të ndryshme. Perinić shkoi dje në Privlaka për të bërë disa foto ilustruese për qëllimet e artikullit. Kur u kthye në shtëpi, babai i tij u thirr nga M.L. i cili u prezantua si babai i qiramarrësit. Siç ka deklaruar vetë, ka fotografuar veturën me të cilën gazetari ka shkuar në Privlaka dhe ka zbuluar numrin e telefonit të pronarit të makinës, i cili është babai i gazetarit.

Gjatë telefonatës M.L. bëri shumë kërcënime, një prej të cilave ishte “kujdes se çfarë shkruani sepse ajo që shkruani do t’ju kushtojë”.

Gazetari thotë se ka ndjerë frikë për jetën dhe presion për të punuar. Ai e raportoi rastin në policinë e Zarës. Ai është gjithashtu i shqetësuar se si M.L. në një kohë të shkurtër mori numrin e babait të tij, pronarit të makinës.

“Shoqata e Gazetarëve Kroatë dënon ashpër kërcënimet që mori kolegu ynë Toni Perinic dhe ne e mbështesim plotësisht atë. Ky rast është një tjetër tregues i atmosferës në të cilën punojnë kolegët tanë në median vendase. Ne gjithashtu mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë dhe presim ndjekjen penale të personave që kërcënojnë gazetarët” – tha Hrvoje Zovko, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë.

Rrjeti SafeJournalists i bashkohet organizatës së saj partnere Shoqatën e Gazetarëve Kroatë në dënimin e kërcënimeve që mori Toni Perinić dhe u bën thirrje institucioneve kompetente në Kroaci që të sanksionojnë M.L. sa me shpejt te jete e mundur. Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbulojnë se si kanë rrjedhur të dhënat personale të babait të gazetarit dhe të vendosin pasoja adekuate për përgjegjësit.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

 

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

 

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 10 gusht 2022