Në konferencën rajonale me temë “Gazetaria në kohë krizash” organizuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, ekspertja jonë Dr. Blerjana Bino theksoi rreziqet për lirinë e medias në vend. Po ashtu na rikujtoji se me veprimtaritë e fundit duket se qeveria është në përpjekje për të centralizuar informacionin publik dhe për ta vjetëruar gazetarinë. Qasja paternaliste dhe populiste e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama për të mbrojtur njerëzit nga mediat është shqetësuese. Ajo shtoi se më shumë rregullore dhe ligje ndaj gazetarëve nuk janë një zgjidhje për një gazetari cilësore dhe të mirë.
Për më tepër, Dr. Blerjana Bino vuri në pah gjetjet dhe rekomandimet e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt për treguesit e lirisë dhe sigurisë së medias dhe Indeksin e rrardhës të Gazetarëve të Sigurt që do të publikohet në Ballkanin Perëndimor.