Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj medias online ‘Citizens Channel’

Burimi: https://www.reporter.al/2024/04/04/fushate-e-koordinuar-sulmesh-ndaj-medias-online-citizens-channel/
Fushatë e koordinuar sulmesh ndaj medias online ‘Citizens Channel’

Një prej mediave të pavarura komunitare në , “” është përballur me një seri sulmesh digjitale në faqen e tyre në rrjetin social  gjatë ditëve të fundit.

Gazetarët që punojnë pranë kësaj media janë shprehur se këto sulme kanë ardhur si raportime të organizuara ndaj postimeve të tyre.

“10 postimet e fundit janë fshirë nga platforma e faqes tonë në Facebook me arsyetimin se kanë përmbajtje ‘spam’ që tenton të marrë ‘like’ dhe ‘share’ në mënyrë të parregullt”, shkruajnë gazetarët e Citizens Channel mbi pasojat e këtyre sulmeve.

Sulmi ndaj Citizens Channel erdhi pas postimit të një artikulli mbi ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e lejeve për qiellgërvishtëset nga  .

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor u shpreh në një deklaratë se ky sulm është qartazi një përpjekje e koordinuar për të minimizuar zërin e tyre.

“Pas publikimit të ketij lajmi një ushtri digjitale filloi të sulmonte artikujt e tyre, që datojnë që nga viti 2021, me raportime që synonin të mbyllnin faqen e tyre në Facebook”, shkruan Rrjeti për Gazetarë të Sigurt.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt gjithashtu shprehu shqetësimin se sulme të tilla ndikojnë dhe në qasjen e publikut në informim nga burime të pavarura.

“Kjo minon të drejtën e publikut për të pasur qasje në informacione të ndryshme dhe të pavarura, gjë që është thelbësore për një vendimmarrje të informuar dhe diskursin publik”, shkruan rrjeti.

Nga ana tjetër, gazetarët e Citizens Channel shprehen të vendosur për të vijuar misionin e tyre informues, pavarësisht përpjekjeve për t’i ndaluar apo intimiduar ato.

“Ne e sigurojmë secilin nga ndjekësit tanë se pavarësisht sulmeve, do të vazhdojmë me vendosmëri misionin tonë drejt të vërtetës dhe të mirës publike, sado e parehatshme të jetë ajo për personat përgjegjës”, shkruajnë gazetarët e Citizens Channel në reagimin e tyre zyrtar.