Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Gazetari
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësGjergj Zefi
Media
- Emri i mediasPamfleti
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenhttp://www.panorama.com.al/dhunohet-me-sende-te-forta-nje-person-52-vjecari-transportohet-ne-spital-emri/
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit03.10.2023
- QytetiTirana
- Autori(t)E paditur
- Lloji i incidentitlife_threat
Veprimet e autoriteteve
- Veprimi i prokurorit publikProkuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorin e dyshuar të sulmit ndaj gazetarit Gjergj Zefi. I dyshuari, me inicialet R.B., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës.” “Në kuadër të procedimit penal nr. 6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundimin se shtetasi R.B., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer këtë vepër penale ndaj shtetasit Gj.Z., administrator i portalit online ‘Pamfleti’,” thuhet në njoftimin e prokurorisë. Sipas dosjes hetimore, gazetari ishte dërguar në Spitalin e Traumës pasi ishte goditur nga pas. Në deklaratat e tij, ai ka pohuar se nuk e mbante mend çfarë kishte ndodhur, ndërsa nga ekzaminimet mjekësore u konstatuan dëmtime në kokë, krah, buzën e poshtme dhe të dyja këmbët.
- Gjendja juridike e çështjesAutori është i dënuar
- Lloji i shkeljesLëndim i rëndë trupor
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Sot, më datën 10 tetor 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, persona të paidentifikuar sulmuan me brutalitet gazetarin Gjergj Zefi duke e goditur me objekte të rënda.
Gjergj Zefi, një gazetar 52-vjeçar, është administratori i portalit të lajmeve te quajtur Pamfleti.
Pas marrjes së njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur një hetim të plotë, nën kujdesin e Prokurorisë, për të zbuluar detajet e ngjarjes dhe kapur përgjegjësit.
°°°°°
Përditesim mbi rastin
15 Shkurt 20025
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorin e dyshuar të sulmit ndaj gazetarit Gjergj Zefi. I dyshuari, me inicialet R.B., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës.”
“Në kuadër të procedimit penal nr. 6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundimin se shtetasi R.B., në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer këtë vepër penale ndaj shtetasit Gj.Z., administrator i portalit online ‘Pamfleti’,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Sipas dosjes hetimore, gazetari ishte dërguar në Spitalin e Traumës pasi ishte goditur nga pas. Në deklaratat e tij, ai ka pohuar se nuk e mbante mend çfarë kishte ndodhur, ndërsa nga ekzaminimet mjekësore u konstatuan dëmtime në kokë, krah, buzën e poshtme dhe të dyja këmbët.