Kërcënime të tjera për gazetaren Eni Vasili, 22.01.2025, Tiranë

Kërcënime të tjera për gazetaren Eni Vasili, 22.01.2025, Tiranë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Femër
  • Emri i viktimës
    Eni Vasili
  • Media

  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://pamfleti.net/editorial/eni-vasilit-i-duhet-nje-burre-per-te-drejtuar-rtsh-i262871
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    22.01.2025
  • Qyteti
    Tirana
  • Autori(t)
    E paditur
  • Sulmuar nga
    Personat publikë
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Nëpërmjet mediave (transmetim, shtyp, online)
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime të tjera për gazetarët
  • Lloji i kërcënimit
    Deklarata agresive, ngacmuese ose diskriminuese
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur

Gazetarja Eni Vasili ka qenë objekt i një artikulli shpifës të publikuar nga portali online Pamfleti, i cili e cilëson atë si një “gazetare mediokre” dhe sugjeron se suksesin e saj profesional e ka arritur falë mbështetjes së burrave të fuqishëm, e jo përmes aftësive të saj. Ky sulm ka ardhur pas aplikimit të zonjës Vasili për rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), në kuadër të thirrjes publike për kandidatë të publikuar nga RTSH.

Eni Vasili, një gazetare me shumë vite përvojë në sektorin e medias në Shqipëri, meriton të vlerësohet për arritjet e saj profesionale, jo për jetën e saj personale. Natyrisht, sulmet personale ndaj saj janë jo vetëm një shkelje e dinjitetit të saj, por gjithashtu një sulm direkt ndaj lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve.