Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitGazetaret e Emisionit Investigativ STOP
Media
- Emri i mediasKlan TV
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Media e shtypur
Media Online - Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://dosja.al/aktualitet/i-theu-telefonin-gazetares-dhe-goditi-operatorin-arrestohet-50-vjecar-i287998
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit23.03.2023
- QytetiFier
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?Nr
Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka goditur operatorin e emisionit ‘Stop” dhe i ka thyer celularin gazetares që po e merrte në pyetje. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit.
Ky shtetas, në zyrën e noterisë të shtetases A. H. (ish-bashkëshortja e tij), kur ka parë operatorin dhe gazetaren e emisionit “Stop”, që po filmonin në zyrën e noteres, ka goditur operatorin dhe i ka thyer celularin gazetares, me pretendimin se nuk duhet të filmonin dhe duhet të dilnin nga zyra e noteres. Operatori dhe gazetarja kanë qenë duke ndjekur ankesën e një qytetari, për noteren A. H.
Njoftimi i policisë Fier: Goditi për shkak të detyrës, operatorin e një emisioni investigativ dhe i theu celularin gazetares, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në një zyrë noterie, një shtetas kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni, menjëherë kanë organizuar punën duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shtetasin I. Y.. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 50 vjeç, banues në Fier, ish-bashkëshorti i noteres, shtetases A. H.