Sulm aktual ndaj gazetarit Elton Qyno – SPAK, Tiranë, 13.12.2023

Sulm aktual ndaj gazetarit Elton Qyno – SPAK, Tiranë, 13.12.2023

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Mashkull
  • Emri i viktimës
    Elton Qyno
  • Media

  • Emri i medias
    Ora News
  • Lloji i platformës mediatike
    Radio
    Media e shtypur
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://www.reporter.al/2023/12/13/spak-merr-ne-pyetje-dhe-kontrollon-banesen-e-gazetarit- te-ora-news/
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    13.12.2023
  • Qyteti
    Tirana
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    attack_other
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Elton Qyno, gazetar i televizionit Ora News në Shqipëri, u mor në pyetje për afro shtatë orë më 13 dhjetor 2023, në Tiranë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe u kërkua konkretisht të zbulonte burimet e tij. Në një deklaratë publike, SPAK pohoi se Qyno ka publikuar në Ora News artikuj që dyshohet se janë një zbulim i paligjshëm i të dhënave sekrete nga hetimet paraprake në lidhje me një çështje penale (Nr.75/2022). Gjatë marrjes në pyetje më 13 dhjetor 2023, Qyno-s iu kërkua të shpjegonte se si i kishte marrë të dhënat, të zbulonte burimet e tij dhe pse zgjodhi t’i publikonte ato, veprime të ndaluara nga ligji procedural. Qyno e mbajti me vendosmëri burimin e tij konfidencial, duke u thirrur në sekretin profesional gazetaresk.

Si kundërpërgjigje, SPAK siguroi më pas tre urdhra të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që i mundësuan hetuesit e SPAK të kryenin inspektimin personal të Elton Qynos, kontrollin e banesës private dhe zyrës së tij në TV Ora News dhe sekuestrimin e kompjuterit me të dhëna në vendin e tij të punës, skedarë, CD, çelësat e makinës (më pas iu rikthyen) dhe laptopin e shtëpisë si dhe dy celularë të gjetur në një bar kafeje pranë SPAK. Më parë, SPAK me një urdhër të datës 14 qershor 2022, kishte ndaluar Elton Qynon të publikonte të dhëna në lidhje me këtë hetim penal, ky i fundit gjithsesi vazhdoi të publikonte artikuj, duke rezultuar në një hetim të ri nga SPAK sipas procedurës penale numër 245/2023 për zbulim të mundshëm të paligjshëm të të dhënave sekrete. Gjatë marrjes në pyetje më 13 dhjetor, Qyno firmosi një deklaratë të parashtruar nga hetuesit e SPAK-ut dhe u angazhua se nuk do të publikonte asnjë informacion nga hetimi në vazhdim për këtë çështje dhe që prej asaj kohe nuk ka publikuar asgjë.

Më 15 dhjetor 2023, Qyno shprehu zhgënjimin e tij për veprimet e SPAK-ut. Urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve ai e ka ankimuar në Gjykatën Speciale të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (këtu). Avokati i gazetarit, Dorian Matlija, thotë se urdhrat e shkallës së parë janë shumë të gjera, të dhëna me nxitim dhe nuk lejojnë që gazetari apo avokati i tij të jenë të pranishëm gjatë inspektimeve të hetuesve në banesë e tij dhe ne zyrë. Ai thotë se këto urdhra janë në kundërshtim me standardet e vendosura nga Gjykata e Lartë për mbrojtjen e burimeve dhe materialeve gazetareske. Urdhrat e Shkallës së Parë të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë në kundërshtim me standardin e GJEDNJ-së për mbrojtjen e burimeve sipas reagimeve të avokatit të Qynos dhe organizatave të tjera të pavarura në Shqipëri.

Burimet:

https://www.reporter.al/2023/12/13/spak-merr-ne-pyetje-dhe-kontrollon-banesen-e-gazetarit-te-ora-news/

https://spak.gov.al/deklarate-per-mediat-date-14-12-2023/

https://dosja.al/aktualitet/mbajtja-e-qynos-ne-spak-abilekaj-po-shnderrohet-ne-skandal-pretendimi-i342347

https://top-channel.tv/2023/12/18/gazetari-elton-qyno-dy-padi-per-spak-ankohet-ne-gjkko-per-kontrollet-dhe-sekuestrimin-e-pajisjeve/

https://www.youtube.com/watch?v=EBwxFm2-g0Q

https://www.respublica.org.al/ceshtja-e-gazetarit-elton-qyno-spak-shperfill-vendimin-e-gjykates-se-strasburgut-dhe-gjykates-se-larte-dhe-nderhyn-ne-menyre-brutale-ne-trajtimin-e-burimeve-konfidenciale-dhe-sekuestrimin-e-mjeteve-t/

https://www.cna.al/aktualitet/spak-merr-ne-pyetje-elton-qynon-reagon-kreu-i-unionit-te-gazetareve-i383967

https://dosja.al/aktualitet/video-agjentet-e-bkh-marrin-serish-qynon-i-kontrollojne-zyren-ne-ora–i342364

https://lapsi.al/2023/12/13/e-paprecedent-spak-mban-prej-9-oresh-gazetarin-elton-qyno-trego-burimin-e-lajmeve-te-tua/

https://www.facebook.com/reel/372012425309885?fs=e&s=TIeQ9V&mibextid=0NULKw

https://www.mapmf.org/alert/30984?fbclid=IwAR0abXPWEaVuODwB_9LC2kMecuCkrDubODM5Qt5aLR4wSL8tnp2EHSrWf48

*******
Perditesim mbi rastin 

Dhjetor 2023

Më 26 dhe 27 dhjetor 2023, Gjykata Speciale e Shkallës së Parë trajtoi disa çështje kyçe në lidhje me sekuestrimin e sendeve të gazetarit Elton Qyno nga SPAK. Gjykata, pas diskutimeve me avokatin Dorian Matlija, e cilësoi të paligjshme sekuestrimin e një USB drive nga makina e Qyno-s dhe urdhëroi kthimin e saj. Po kështu, vendosi të kthejë CD-të me këngë popullore dhe greke dhe deklaratat e pasurisë së zyrtarëve, të mbajtura nga Qyno për përgatitjen e artikullit dhe nën shqyrtimin e ILDKPI. Megjithatë, gjykata nuk pranoi t’i kthente dy celularë, të sekuestruar pa vendim gjykate nga lokali “Class”, si dhe dy kompjuterë së bashku me dokumente të tjera, të sekuestruara në ambientet e punës dhe shtëpisë së Qyno-s. Gjithashtu, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj është përfshirë në një vonesë, të cilësuar të paqartë dhe në kundërshtim me dispozitat e Kodit Penal, në transferimin e dosjes penale në Apelin GJKKO. Kjo ka penguar caktimin e një gjyqi për ankesën e avokatit Matlija, i cili ka mbi dhjetë ditë që është në pritje. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, avokati i Qyno-s planifikon të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke treguar një gjykim të mundshëm të dyfishtë në nivel apeli dhe duke vënë në pah natyrën komplekse dhe kontestuese të proceseve ligjore të Qyno-s.

Janar 2024

Vendimi i marrë në datën 06.01.2024 nga Gjykata e Posaçme e Apelit: “Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë me numër 501, që lejon kontrollin e banesës, ndërtesës, vendit të punës dhe kontrollit personal të gazetarit Elton Qyno, është lënë në fuqi. Ky vendim është konfirmuar nga gjyqtarja e Apelit Danjela Shirka, e cila ka rrëzuar ankesën e gazetarit Qyno për revokimin e vendimit fillestar të marrë më 13 dhjetor 2023 nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj”.

`Duke zbatuar vendimin e pjesshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë, sot prokuroria e posaçme e SPAK ka kthyer vetëm një pjesë të vogël të sendeve të sekuestruara. Konkretisht, gjashtë CD dhe një USB me muzikë të djalit tim të madh. Ndërkohë vijojnë të jenë në sekuestrim dy telefonat e mi të punës, telefoni i djalit 10 vjeç, rreth tetë USB me materiale pune dhe familjare, dy kompjutera, një në përdorim familjar dhe një për punë, si dhe dokumente profesionale`shprehu gazetari Qyno.

Rrjeti Safe Journalist ka reaguar mbi rastin sa më poshtë:

Twitter

Facebook

19 Janar 2024

Më 17 janar 2024, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut regjistroi komunikimin nr. 4565/2024, të cilin organizata joqeveritare Res Publica e dorëzoi në emër të Qyno-s në përputhje me procedurën individuale të komunikimit sipas Protokollit Opsional të Paktit Ndërkombëtar për Civile dhe Policore Të drejtat, në të cilat Shqipëria është palë. Duke vepruar sipas rregullit 94 (masat e përkohshme të nevojshme për të shmangur veprimet e mundshme që mund të kenë pasoja të pariparueshme për të drejtat e thirrura) të rregullores së tij të procedurës, Komiteti u kërkoi autoriteteve shqiptare të përmbahen nga kryerja e çdo inspektimi, shpërndarjeje ose përpunimi gjyqësor të mëtejshëm të materialit. sekuestruar nga gazetarja. Ai kërkoi që informacionet ose vërejtjet mbi çështjet e pranueshmërisë dhe themelit të dorëzoheshin deri më 17 korrik 2024.

Burimi – Platforma e Sigurise se Gazetarve CoE

21 shkurt 2024

Pavarësisht reagimeve të shumta nga shoqatat e gazetarëve, Gjykata e Lartë ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së për konfiskimin e pajisjeve të gazetarit Qyno.

Reagime mbi vendimin Reporteret pa KufinjOra News 

1 Nentor 2024

Gazetari Elton Qyno u thirr për t’u marrë në pyetje nga një oficer i BKH-së më 1 nëntor 2024. Ky hetim është pjesë e një hetimi për veprat e dyshuara që lidhen me “Zbulimin e sekretit të hetimit” dhe “Publikimin e akteve hetimore”. Qyno ka sqaruar për SJN se është marrë në pyetje si dëshmitar i ditur dhe jo i dyshuar.

Gjatë seancës, atij iu drejtuan afërsisht 10-11 pyetje në lidhje me ndërveprimet e tij me zyrtarët e SPAK-ut dhe një gazetare të Tv Klan, me të cilët kishte ndarë dokumentet gjyqësore. Për më tepër, pyetjet adresuan fotografitë e dokumenteve të gjetura në telefonin e tij. Qyno u përgjigj vazhdimisht se nuk kishte asgjë për të thënë për këtë.

Pas marrjes në pyetje, djalit të tij iu kthye iPhone 6, por SPAK vazhdon të mbajë dy telefonat personalë të Qyno-s, shtatë disqe USB, një kompjuter të përdorur nga familja dhe një hard disk të jashtëm të mbushur me kujtime personale, të gjitha të sekuestruara dhjetorin e kaluar. Shikoni reagimet. të SJN dhe partnerëve këtu.

Prokurori fillestar Behar Dibra dha dorëheqjen nga kjo çështje në korrik 2024. Më pas SPAK emëroi Ols Dado si prokuror kryesor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi denoncimin e Qyno-s lidhur me këtë emërim pasi nuk trajtojnë ankesat e qytetarëve.

Ankimi i Qynos për shpalljen e pavlefshme të sekuestrimeve dhe kthimin e këtyre sendeve do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 7 nëntor 2024. Ndërkohë, seanca në Gjykatën Kushtetuese që kundërshton ligjshmërinë e procedurave të SPAK është caktuar për datën 12 dhjetor 2024.

 14 November 2024

Më 14 nëntor 2024, Gjykata e Lartë bëri një njoftim lidhur me çështjen e gazetarit Elton Qyno. Pas dy shtyrjeve në dhomën e këshillimit, Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtaret Medi Bici, Albana Boksi dhe Vojsava Osmani, vendosi të vijojë me një shqyrtim publik. Gjykata ka njoftuar zyrtarisht Qynon, avokatët e tij dhe prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado, që të paraqiten më 10 dhjetor në orën 10:00 për të paraqitur shpjegimet e tyre para Kolegjit të Gjykatës së Lartë.
Informacioni është i disponueshëm ketu.