Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitMarsi Korrezhi dhe Skuadra e xhirimi te Syri TV
Media
- Emri i mediasSYRI TV
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://dosja.al/live-updates/emrat-kercenuan-grupin-e-xhirimit-te-syri-tv-ne-rrogozhine-policia--i314956
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit16.07.2023
- QytetiRrogozhine
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Më 16 korrik, gazetarja Marsi Korreshi dhe ekipi i saj nga SYRI TV morën kërcënime serioze gjatë mbulimit të një mbledhjeje të Partisë Socialiste në qytetin e Rrogozhinës, në prag të zgjedhjeve lokale të planifikuara për 23 korrik.
Ekipi raportoi se u kërcënuar dhe u keqtrajtua nga dy individë, të identifikuar si të afërmit e kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla. Marsi Korreshi dhe ekipi ishin duke raportuar në transmetim live nga Rrogozhina për organizimin e një dreke për mësues, mjekë, dhe punonjës të tjerë administrativ nga kandidati i Partisë Socialiste, veprim ky i cili është i ndaluar gjatë fushatave zgjedhore.
Gazetarja raportoi se disa individë, si në këmbë ashtu dhe me automjete, i rrethuan dhe i kërcënuan ekipin, i prekën fizikisht dhe i kërkojnë të ndalonin transmetimin dhe të largoheshin nga vendi. Ata u kërcënuan edhe me largim të dhunshëm.
Policia e Rrogozhinës reagoi pranë incidentit shpejt, pasi mori një thirrje në ndihmë nga ekipi i SYRI TV rreth orës 11:55 të të dielën, më 16 korrik. Shërbimet e Policisë i këshilluan ekipin të paraqesin një ankesë formale dhe kanë identifikuar dhe shoqëruar dy individët e përfshirë, të cilët janë të dy banorë të Rrogozhinës dhe të afërm të kandidatit të Partisë Socialiste, për veprime të mëtejshme procedurale në Stacionin e Policisë Rrogozhinë.
Reagimi i Policisë së Shtetit: https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/pfbid02mRfqUvw95qK3YQs9zbbgHYqcxdKQdnbHEk1BLNHJw8mjG9AACLdnK6bND6qqjT41l
Burime të tjera sources:
https://www.youtube.com/watch?v=ppQJB32E6rU&t=7s
http://www.mcntv.al/node/170302
https://lapsi.al/2023/07/16/video-larot-e-edison-memolles-kercenojne-gazetaren-e-syri-tv/