Kërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike, 19.02.2025, Tiranë

Kërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike, 19.02.2025, Tiranë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Organizimi
  • Media

  • Emri i medias
    ABC News
  • Lloji i platformës mediatike
    Radio
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/pfbid053moazzHtH2XztKTvWh69UpnjxieXxwgPwuZfF2q5TPbWyNg5JebQfYEsprZSsoFl
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    19.02.2025
  • Qyteti
    Tirana
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Politikan(ët) / parti(at) politike (përveç zyrtarëve publikë)
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Postime ose komente në rrjetet sociale
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike
  • Lloji i kërcënimit
    Deklarata agresive, ngacmuese ose diskriminuese
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur

Më 19 shkurt 2025, ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi publikisht gazetarin Sokol Balla, autor i emisionit “RealStory” në ABC News se kishin marrë 300,000 euro nga Arbër Veliaj, vëllai i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në arrest për korrupsion. Berisha pretendoi se ky financim shërbente për të siguruar mbulim të favorshëm mediatik për Veliajn dhe për të sulmuar opozitën, duke e paraqitur si pjesë të një skeme më të gjerë korruptive.

Si në raste të mëparshme, Berisha e publikoi këtë pretendim pa prova konkrete, duke u mbështetur në raportime të supozuara nga “qytetari digjital”. Ai përfshiu edhe emra të tjerë, si Carlo Bollino (Shqiptarja.com/Report TV) dhe Mero Baze (Gazeta Tema), duke i akuzuar se po orkestrojnë një fushatë dezinformuese në favor të qeverisë dhe janë pjesë e një skeme të gjerë korruptive. Edhe nëse një media është e njohur për linjë editoriale në favor të qeverisë, kritika e pabazuar për korrupsion dhe sulmet verbale nuk është llogaridhënie ndaj medias, por arrin në një fushatë shpifjeje. Këto akuza pa baza provojnë një model të përsëritur sulmesh kundër mediave kritike nga të gjithë aktorët politikë përfshirë edhe Kryeministrin, liderin e opozitës dhe politikanë të tjerë të lartë, duke ngritur shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri.

Për më shumë informacion mbi incidentin lexo këtu.