RTSH fillon procesin e përzgjedhjes për Drejtorin e Ri të Përgjithshëm: Shpallen kandidatët

Burimi: SJ
RTSH fillon procesin e përzgjedhjes për Drejtorin e Ri të Përgjithshëm: Shpallen kandidatët

Në takimin e mbajtur më 1 prill 2025, në përputhje me Ligjin nr.97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), me Vendimin nr.13, shpalli thirrjen për aplikime për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Proçesi i përzgjedhjes është i përcaktuar në Nenit 10 të Statutit të RTSH-së dhe në Nenit 3 të Rregullores për Proçedurën e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet brenda 10 ditëve nga shpallja e njoftimit, pas të cilave vlerësohet përshtatshmëria e tyre në bazë të kritereve si ekspertiza profesionale, kualifikimet përkatëse dhe paanshmëria. Kandidatët e vlefshëm do të prezantojnë platformat e tyre para Këshillit Drejtues, duke theksuar vizionin dhe planet strategjike për RTSH-në. Një kandidat duhet të sigurojë tre të pestat e votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues në raundin e parë për t’u zgjedhur. Nëse asnjë kandidat nuk arrin këtë prag, mund të mbahen deri në pesë raunde votimi, ku mjafton shumica e thjeshtë në raundet e mëvonshme. Si masë e fundit, mund të përdoret hedhja e shortit për të përfunduar vendimin.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk duhet të jetë në shkelje të Nenit 104 të Ligjit nr.97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar. Për më tepër, kandidatët për këtë rol duhet të kenë kualifikimet përkatëse dhe integritetin e kërkuar sipas Ligjit Nr. 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Individëve të zgjedhur, të emëruar ose që ushtrojnë funksione publike,” pastërtinë e personalitetit në përputhje me Ligjin Nr. 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Sigurisë së Shtetit të ish Republikes Socialiste Popullore të Shqipërisë.” Gjithashtu, ata nuk duhet të jenë në konflikt interesi, siç përcaktohet në Nenin 97 të Ligjit Nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar.

Më 15 prill, periudha e aplikimeve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, sipas vendimit të Këshillit Drejtues të datës 1 prill, mbylli zyrtarisht. Pas përfundimit të periudhës së aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet e dorëzuara në një mbledhje të dytë dhe do të vazhdojë me proçesin e përzgjedhjes.

Kandidatët për pozitat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së janë: Gëzim Xhaxhaj, Flamur Buçpapaj, Kliton Rama, Zoje Jakaj (Marashi), Jetmir Shpuza, Laureta Roshi, Ermal Hoxha, Eni Vasili, Harrila Koçi, Engjëllush Musai, Mimoza Haxhiaj, Elton Metaj dhe Enrik Mehmeti.

SafeJournalists do të ndjekë ngushtë proçesin e përzgjedhjes, duke theksuar rëndësinë e paanshmërisë, integritetit profesional dhe respektimit të ligjeve të medias audiovizive në Shqipëri.