Shqiperia – Thirrje për partitë politike dhe kandidatët: Respektoni lirinë e medias dhe transparencën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025

Burimi: SCIDEV
Shqiperia – Thirrje për partitë politike dhe kandidatët: Respektoni lirinë e medias dhe transparencën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025

Teksa Shqipëria përgatitet për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025, organizatat Shqiptare për lirinë e medias dhe të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive politike, drejtuesve të tyre dhe kandidatëve të respektojnë dhe të mbështesin parimet e lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

***********************

Si mbikëqyrës të procesit, ne u bëjmë thirrje partive politike:

 

Siguroni akses të plotë për gazetarët në aktivitetet zgjedhore

  • Të gjitha partitë politike dhe kandidatët duhet të sigurojnë që gazetarët të kenë mundësinë të ndjekin dhe mbulojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara gjatë fushatës, pa pengesa apo
  • Përjashtimi i gazetarëve nga aktivitetet zgjedhore dëmton transparencën dhe informimin e Ndërkohë që komunikimi i hapur dhe i vazhdueshëm me mediat forcon besimin publik në procesin zgjedhor.
  • Gazetarët kanë të drejtën dhe detyrimin profesional të informojnë publikun për çdo zhvillim të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe dhe për çdo aktivitet të organizuar nga partitë, duke ofruar një pamje të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve

Shmangni përdorimin e materialeve të gatshme pa transparencë të plotë

  • Ne u bëjmë thirrje partive politike, drejtuesve të tyre dhe kandidatëve që të mos përdorin praktika të shpërndarjes së materialeve të gatshme për mediat me qëllim që ato të transmetohen si përmbajtje e Çdo material i përgatitur nga zyrat e komunikimit të partive duhet të jetë i qartë dhe i etiketuara si i tillë.
  • Njëkohësisht, u bëjmë thirrje mediave që të shmangin transmetimin e materialeve të tilla pa një etiketim të qartë që tregon se burimi i tyre është një parti politike apo një
  • Transparenca në këtë proces është jetike për të ruajtur standardet editoriale, për të parandaluar manipulimin e publikut dhe për të forcuar besimin e qytetarëve në procesin

Shmangni çdo formë favorizimi apo diskriminimi që cenon pluralizmin dhe debatin publik

  • Ne kërkojmë nga partitë politike që të jenë të hapura dhe të gatshme të komunikojnë në çdo moment me mediat dhe të përgjigjen pa hezitim për çdo pyetje të gazetarëve. Daljet publike dhe informacionet duhet të jenë të aksesueshme për të gjitha mediat, pavarësisht profilit apo orientimit të tyre
  • Partitë politike të mos refuzojnë daljet televizive, të mos diskriminojnë në mënyrë të njëanshme televizione të veçanta, dhe të garantojnë që të gjitha mediat, pavarësisht profilit të tyre, të kenë mundësi të intervistojnë përfaqësuesit politikë dhe të mbulojnë ngjarjet e fushatës.
  • Përgjigjet e partive politike, drejtuesve të partive dhe kandidatëve ndaj pyetjeve të gazetarëve duhet të jenë të hapura dhe të plota, pa shmangie apo manipulim të

Pranoni debatet publike dhe përballjet mes kandidatëve

  • Partitë politike të pranojnë debatet dhe përballjet publike të ofertave të tyre, duke ofruar një mundësi për qytetarët që të informohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për programet dhe qëndrimet e çdo subjekti
  • Fushata zgjedhore duhet të jetë një mundësi për të krijuar një dialog të hapur dhe të ndershëm midis qytetarëve dhe partive politike, dhe gazetarët duhet të kenë mundësinë të japin një pasqyrë të saktë dhe të paanshme dhe të plotë për ofertat dhe angazhimet e secilës parti dhe secilit

Respektoni pavarësinë dhe lirinë editoriale të medias dhe gazetarëve

  • Partitë dhe kandidatët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me mediat, duke shmangur çdo formë presioni apo përpjekje për të ndikuar në përmbajtjen editoriale. Shmangni ushtrimin e çdo forme presioni të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj gazetarëve apo
  • Angazhohuni publikisht për të mbrojtur median e lirë dhe mos inkurajoni asnjë lloj sulmi, ngacmimi, apo frikësimi ndaj profesionistëve të
  • Siguroni që të gjitha ndërveprimet me mediat të realizohen me respekt për autonominë gazetareske dhe standardet

Siguroni transparencën në komunikime

  • Etiketoni qartë çdo përmbajtje të sponsorizuar politike, përfshirë reklamat apo segmentet e sponsorizuara, për ta dalluar nga mbulimi i pavarur
  • Shmangni keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo platformave publike për qëllime fushate, siç përcaktohet nga Kodi

Gjithashtu, u bëjmë thirrje mediave që të ruajnë standardet më të larta të etikës dhe integritetit gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore, duke ofruar informacion të saktë, të paanshëm dhe të verifikuar.

Transparenca, liria e medias dhe aksesi i barabartë në informacion janë shtylla thelbësore të një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Gazetarët duhet të kenë mundësinë të mbulojnë fushatën pa asnjë pengesë, duke siguruar që qytetarët të jenë të informuar plotësisht dhe paanshmërisht për të marrë një vendim të ndërgjegjshëm më 11 maj.

Burimi: https://scidevcenter.org/2025/01/22/public-statement-to-political-parties-and-candidates-respect-media-freedom-and-transparency-before-and-during-the-electoral-campaign-for-the-general-elections-on-11th-may-2025/?fbclid=IwY2xjawH98VNleHRuA2FlbQIxMAABHSeNNydMDKE1cmLbRHgJVf_B1Wx1iYbBUPwXJ2NW5TIY_7pybT7INumhOQ_aem_xyG_DwcXWxi7YSACgkXjQw