Studimi: Si bllokohen në “Facebook” artikujt kritik ndaj qeverisë

Burimi: https://citizens-channel.com/category/medium/media-per-median/
Studimi: Si bllokohen në “Facebook” artikujt kritik ndaj qeverisë

Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) të premten gjetjet e një studimi pilot mbi rregullimin etik të medias nga “Facebook”. Në studimin “Problemet me Rregullimin Etik të Mediave nga platforma Facebook” morën pjesë 20 media, të cilat raportuan fshirjen apo bllokimin e përmbajtjeve në Facebook gjatë vitit 2021.

Sipas të dhënave të mbledhura, janë dokumentuar 27 raste me problematika në shpërndarjen e materialeve në rrjetin Facebook, ndërsa 50 raste të tjera nuk mund të dokumetoheshin.

“26 prej këtyre materialeve, kritike ndaj qeverisë, Bashkisë Tiranë, ministrive, janë bllokuar nga Facebook”, u shpreh drejtuesi i KSHM Koloreto Cukali. Editorialet, investigimi, aktualiteti dhe politika ishin ndër artikujt të cilët Facebook ka bllokuar më së shumti.

Studimi pilot: “Problemet me Rregullimin Etik të
Mediave nga platforma Facebook”

Studimi kategorizoi katër forma të bllokimit të artikujve:

  1. Në fshirje materiali
  2. Në bllokim faqeje
  3. Në bllokim shpërndarjeje
  4. Në bllokim sponsorizimi

Cukali u shpreh më tej se pas analizimit të të dhënave u vu re një trend që një medie të caktuar, Facebook-u ia bllokonte gjithmonë artikujt pavarësisht kategorisë së artikullit (editorial, aktualitet etj.) duke përdorur të njëjtin argument.

“Facebook si burim informacioni”

Sipas statistikave te Pew Research Center, 48% e të rriturve në SHBA thonë se marrin lajme nga mediat sociale “shpesh” ose “ndonjëherë”. Edhe në Evropë, përqindja e personave që zgjedhin të informohen përmes Facebook është e lartë.

Në vitin 2021, Austria ishte i vetmi vend që tregoi një rritje të përdorimit të Facebook si një mjet për të hyrë në lajme, me 31% të austriakëve që përdorin Facebook për përmbajtje lajmesh. Kjo statistikë tregon përqindjen e konsumatorëve të lajmeve që përdorën Facebook-un për të aksesuar, gjetur, lexuar, shikuar, ndarë ose diskutuar lajme në vende të zgjedhura evropiane në vitet 2016-2021.

Gjatë anketës, u zbulua se përdorimi i Facebook-ut për qëllime lajmesh ishte më e larta në Itali dhe Spanjë, përkatësisht 50% dhe 39%, ndërsa vetëm 18% e gjermanëve raportuan se përdorin Facebook për lajme në vitin 2021.