Komiteti Shqiptar i Helsinkit zhvilloi në datën 25.02.2022 një tryezë të rrumbullakët konsultimi, me përfaqësues të Komisioneve Parlamentare të Arsimit dhe Informimit Publik si dhe të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, përfaqësues të ambasadave të huaja në Shqipëri, si dhe gazetarë e organizata të shoqëria civile që fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Blerjana Bino, Hulumtuese e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri iu bashkua panelit dhe theksoi shkurtimisht disa nga sfidat që lidhen me sigurinë e gazetarëve në Shqipëri, veçanërisht në aspektin e sigurisë dixhitale dhe kushteve të punës, duke përfshirë frikësimin dhe autocensurën.
Reflektimet e panelit pasuan prezantimin e raporteve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Barometri Kombëtar për Lirinë e Medias në Shqipëri për vitin 2020 si dhe Raportin e Studimit mbi të drejtat e punës së gazetarëve.
Kjo tryezë u zhvillua në kuadër të nismës “Forcimi i standardeve të integritetit të medias në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim dhe zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.