Vetura e TV Syrit goditet nga plumbat në Zveçan

0
38

Një veturë e ekipit të Televizionit Syri është goditur nga plumbat në Zveçan.

Redaksia i ka treguar AGK-së, që e gjithë ngjarja ka ndodhur përderisa ishin duke u kthyer nga Zveçani.

“Përderisa vetura ishte duke kaluar në mesin e disa grupeve të serbëve të maskuar, bashkë me kameramanët Bledar Rexha dhe Butrint Bejra, kemi dëgjuar dicka të cuditshme, dhe i kemi thënë njëri-tjetrit, se vetura jonë është goditur. Pas 10 minutave, kemi ndaluar dhe e kemi parë, që jemi goditur me plumb, i cili ka kaluar pranë afër njërit nga kameramanët”, ka thënë redaksia e TV Syrit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën në të cilën kanë raportuar kolegët tanë gjatë ditës së sotme në komunat veriore. Këto pamje janë shqetësuese, andaj ju bëjmë thirrje organeve të rendit t’i hetojnë sa më parë në mënyrë që autorët të sillen para drejtësisë.

Gjithashtu,ju kërkojmë të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit.