Sulm aktual ndaj gazetarëve, Diamand Bajra, Nebi Maxhuni dhe Arsim Rexhepi, Mitrovicë e Veriut, 23. 03. 2020.

    0
    162
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 1

    Ekipi i Gazetës Online Blic i përbërë nga gazetarët Diamand Bajra, Nebi Maxhuni dhe kameramani Arsim Rexhpi janë sulmuar nga dy  persona derisa po realizonin një kronikë për Coronavirusin ne veri të Mitrovicës.

    Ekipi i Gazetës Blic ishte afruar pran një vendi ku shitej miell dhe komunikonin me qytetarët se si shkonte furnizimi. Në atë moment, janë sulmuar nga dy persona, duke i goditur me grushte dhe shqelma. Nga ky sulm, gazetari Nebi Maxhuni ka marrë tretman mjekësor si pasoj e plagëve të shkaktuara.

    Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka intervistuar ekipin e Gazetës Blic për të ardhur deri tek identifikimi i sulmuesve. Rasti është në hetim policor, për të cilin AGK është ende në pritje të informatave për tu njohur se deri ku kanë shkuar hetimet.