Shteti | KO |
Gjini | Mashkull |
Data | 04/05/2022 |
Qyteti | Gjilan |
Lloj i incidentit | Kërcënime tjera ndaj gazetarëve |
Nga kush | Nga personat publik |
Shkelësi / i dyshuari | Mervan Bejtullahu |
Lloji i medias: | Online |
Emri i Medias | ArtMotion |
Burimi | |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Mervan Bejtullahu |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | Për AGK-në, një gjuhë dhe sjellje e tillë është e papranueshme dhe e pamundëson raportimin e gazetarit nga vendi i ngjarjes. AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK, të marrë masa ndaj gjyqtarit Bejtullahu. |
Gazetari Arlind Sadiku ka raportuar sot në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se është kërcënuar nga gjyqtari, Mervan Bejtullahu.
Sipas Sadikut, Bejtullahu e ka kërcënuar haptazi para ndeshjes Gjilani – Drita, duke i thënë se “veç jemi në Gjilan, se t’ishim kanë në Prishtinë, t’kisha kallxu”.
Për AGK-në, një gjuhë dhe sjellje e tillë është e papranueshme dhe e pamundëson raportimin e gazetarit nga vendi i ngjarjes.
AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK, të marrë masa ndaj gjyqtarit Bejtullahu.