Gjuhë kërcënuese ndaj ekipit të Klan Kosovës, Prishtinë, 14.12.2022

    0
    87
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 14/12/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Feim Kelmendi
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Klan Kosova
    Burimi Klan Kosova
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Feim Kelmendi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme. Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike e ka për obligim t’u përgjigjet gazetarëve dhe medieve për financat, kontratat dhe të tjera pyetje të interesit publik. AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Drejtoreshës së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese dhe kërcënuese e zotit Kelmendi, dhe të kujdesen që ai dhe zyrtarë të tjerë të kryejnë punën e tyre duke ofruar informatat e nevojshme për mediet.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga autorët dhe gazetarët e emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova, për gjuhën denigruese dhe kërcënuese që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj ekipit të këtij televizioni.

    Në një seri emailesh, Kelmendi i është referuar Klan Kosovës si “televizion i klanit kriminal Devolli”, dhe gazetarëve si “shërbëtorë të klanit kriminal”. AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme.

    Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike e ka për obligim t’u përgjigjet gazetarëve dhe medieve për financat, kontratat dhe të tjera pyetje të interesit publik.

    AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Drejtoreshës së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese dhe kërcënuese e zotit Kelmendi, dhe të kujdesen që ai dhe zyrtarë të tjerë të kryejnë punën e tyre duke ofruar informatat e nevojshme për mediet.