Sulm ndaj ekipit të RTK-së, Zveçan, 15.06.2023

    0
    81
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Arbresha Berisha, Ilir Uka, Bardh Bekteshi, Mentor Vinarci.
    Data 15/06/2023
    Qyteti Zveçan
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias RTK
    Burimi RTK
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese, duke qenë se në një interval prej dy javësh sulmet kanë shënuar ngritje të paprecedentë deri tani. AGK-ja, i fton organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit.

    Në Zveçan sonte u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës – RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci.

    Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të veturës, si dhe i kanë shpërthyer gomat. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

    Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese, duke qenë se në një interval prej dy javësh sulmet kanë shënuar ngritje të paprecedentë deri tani.

    AGK-ja, i fton organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit.