Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 11.07.2023

    0
    108
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 11/07/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Feim Kelmendi
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Front Online
    Burimi Facebook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Feim Kelmendi
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie.

    Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”. Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi.

    Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë.

    AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve.