Sulm fizik ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi, Prizren, 11.08.2023

    0
    109
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Vullnet Krasniqi, Arbër Latifi
    Data 11/08/2023
    Qyteti Prizren
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale
    Burimi Nacionale
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit: A.K., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

    Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

    Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

    Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

    AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.