Shteti | AL |
Emri dhe mbiemri | Grup gazetaresh ne Elbasan |
Gjini | Group |
Data | 19/08/2022 |
Qyteti | Elbasan |
Lloj i incidentit | |
Emri i Medias | Euro News |
Burimi | https://euronews.al/vendi/aktualitet/2022/08/19/pezullohet-nga-detyra-policja-anisa-kostani-pas-postimit-ne-rrjetet-sociale/ |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Anisa Kostani |
Përfundimi ligjor | Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Një oficere e policise në Elbasan zonja Anisa Kostani ka sulmuar gazetarët dhe profesionalizmin e tyre me një status në rrjetet sociale.
Më datë 19 gusht, zonja Kostani, punonjëse policie në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ofendoi publikisht gazetarët me një status në rrjetet sociale, duke pretenduar se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Disa orë pas këtij statusi, kreu i policisë shqiptare, është shprehur: “Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe mendimet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të veçantë nëpërmjet të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun. Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur të krijojë një marrëdhënie partneriteti me median, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe të vërtetën”, u shpreh zoti Nano.
Nga ana tjetër, në një komunikim për EURONEWS Albania, znj. Kostani u shpreh se nuk ishte zyrtarisht e informuar në lidhje me hetimin e hapur ndaj saj.