AGK dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve nga deputeti Milaim Zeka

0
133

PRISHTINË, 11.09.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insajderi.

Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet.

AGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë denjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrohet në akuzues të mediave dhe gazetarëve në vend.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta.