Intervenimi i policisë në veri të Mitrovicës ka ndikuar në sigurinë e gazetarëve

0
155

PRISHTINË, 30.03.2018 – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimore për Avokimin e Lirisë së Medieve dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 8000 anëtare, dënon incidentet e fundit ndaj medieve dhe gazetarëve gjatë intervenimit të policisë në veri të Mitrovicës.

Incidenti ka ndodhur më 26 mars kur njësiti special i policisë ROSU në Mitrovicën veriore ka arrestuar zyrtarin e qeverisë serbe, Marko Djuric i cili sipas qeverisë së Kosovës ka hyrë në shtet pa pëlqimin paraprak nga autoritetet e Prishtinës.

Gazetarët ishin duke mbuluar takimin që Djuric dhe disa zyrtarë tjerë kishin me qytetarët në veri të Mitrovicës ku intervenimi i policisë ka ndodhur.

Gjatë intervenimit, ROSU ka përdorur shok bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila kishte bllokuar hyrjen e ndërtesës ku mbahej takimi. Në këtë situatë kaotike, disa gazetarë janë lënduar dhe disa pajisje mediatike janë dëmtuar. Madje edhe disa punëtorë tjerë mediatik ishin sulmuar në një lokacion tjetër.

Përsëri po dëshmohet se gazetarët dhe njerëzit e medieve punojnë nën kushte shumë të rrezikshme. Platforma përsëri shpreh brengën e saj për sigurinë e gazetarëve dhe insiston që autoritetet e Kosovës duhen të hetojnë veprimin e policisë.

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti i tha Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës se asnjë rast nuk është raportuar nga gazetarët në polici për atë ditë.

Platforma inkurajon të gjithë gazetarët të raportojnë incidentet dhe rastet kurdoherë që ata janë të kërcënuar apo të sulmuar gjatë punës së tyre. Po ashtu, autoritetet duhen të sigurojnë që puna e gazetarëve të mos pengohet dhe ata duhen të punojnë në siguri.

Që nga fillimi i 2018-ës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë regjistruar 7 incidente kundër gazetarëve, duke përfshirë një sulm fizik dhe gjashtë raste të frikësimit e kërcënimit verbal, duke mos përfshirë incidentin e fundit.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtave të të gjithë gazetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 29.03.2018

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur të Gazetarëve të Serbisë

Safejournalists.net, Prishtinë, 30/03/2018