Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga autoritetet Serbe për rastin e gazetës Vranjske novine

0
154

VRANJE, 21.09.2017. – Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 7800 gazetarë dhe punëtorë të mediave shprehin brengën e tyre të thellë për presionet ndaj gazetës lokale Vranjske novine dhe grevës së urisë së redaktorit dhe pronarit të saj, Vukasin Obradovic.

Pas 23 viteve të operimit dhe vëzhgimit kritik të çështjeve lokale në jug të Serbisë, gazeta Vranjske novine mbyllet për shkak të presioneve konstante ekonomike dhe politike.

Para disa ditësh në një Letër të Hapur që e adresoi Obradovic te institucionet relevante dhe publikun duke kërkuar përgjigje për situatën e gazetës Vranjske novine. “Që nga themelimi i tij, gazeta ka punuar në përputhje me ligjin, e me transparencë. Nuk ka pasur luhatje të mëdha në këtë biznes, të gjitha taksat janë paguar, gazeta ka vazhduar me emër të njëjtë dhe është botuar nga publikuesi i njëjtë. Në rastet e kaluara nga kontrollet e autoriteteve shtetërore, Vranjske novine kanë respektuar vendimet e autoriteteve dhe ka vepruar sipas rekomandimeve të nxjerrra.” Është e paqartë se pse një biznesi me performansë të mirë do të meritonte inspektime financiare të shpeshta dhe ndërprerëse, që kanë zgjatur më shumë se dy javë këtë shtator, të kryera në hapësirat e gazetës.

Ne kërkojmë nga institucionet që të reagojë menjëherë në letrën e Obradovic, dhe në mënyrë adekuate t’i adresojë pyetjet teknike që ai ka parashtruar.

Para dy ditëve një delegacion i gazetarëve nga rajoni kanë vizituar Obradovicin në Vranje për të shprehur solidaritetin me të. Gjersa është e kuptueshme në këtë kontekst specifik, greva e urisë nuk është një taktik e qëndrueshme për të arritur përparim në lirinë e mediave, pasi që është një çmim shumë i lartë për të paguar nga një individ i shquar në emër të një kauze më të gjerë. Protesta e ndërlidhur e qytetarëve që ndodhi në ditën e njëjtë para ndërtesës së qeverisë në Beograd dëshmon më tej situatën e rëndë dhe përqon një porosi tek institucionet e Serbisë se mediat kritikuese janë të rëndësishme për një shoqëri dhe se Qeveria duhet të mbrojë kushtet në të cilat është e mundshme për ata që të operojnë në mënyrë të lirë.

Rrjeti do të informojë të gjitha institucionet relevante rajonale dhe Evropiane për këtë rast në mënyrë që të kërkojë përkrahjen e tyre dhe do të vazhdojë që të monitorojë atë gjersa çështja është zgjidhur.

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë