Thirrje publike e rrjetit SafeJournalists për programin mbështetës për OSHC-të dhe organizatat mediatike

Thirrje publike e rrjetit SafeJournalists për programin mbështetës për OSHC-të dhe organizatat mediatike

THIRRJE PUBLIKE
PËR PROGRAMIN E MBËSHTETJES TË SHOQËRIVE CIVILE DHE ORGANIZATAVE MEDIATIKE NË KUADËR TË PROJEKTIT “Rrjeti SafeJournalists”

Rrjeti SafeJournalists shpall thirrjen për aplikime në kuadër të programit për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat mediatike.

Objektivi i përgjithshëm i thirrjes është të përmirësojë qasjen në të drejtat e gazetarëve (me fokus gazetarët lokalë dhe gratë) duke forcuar aftësitë dhe njohuritë e organizatave lokale për të zbuluar dhe raportuar shkeljet e të drejtave të gazetarëve.

Qëllimi specifik i thirrjes është të informojë dhe edukojë gazetarët lokalë për të drejtat e tyre dhe mekanizmat për realizimin e tyre.

Për më shumë informacion rreth thirrjes dhe kushteve të aplikimit, shkarkoni udhëzuesin këtu.

Formulari i aplikimit për Fazën 1 mund të shkarkohet këtu.

Aplikimi dhe dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në formë elektronike (format Word dhe PDF) në adresën elektronike: [email protected] me titull: “Emri i organizatës/media_ Programi mbështetës “Rrjeti SafeJournalists”.

Afati i fundit për dorëzimin e formularit të aplikimit dhe dokumentacionit për Fazën 1 është 20 dhjetor 2024 deri në orën 23:59 CET.