
PRISHTINË, 03.10.2017 – Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj dhe drejtori ekzekutiv, Arben Salihu pritën në takim përfaqësuesit e Zyrës për Komunikim Publik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Violeta Hyseni – Kelmendi si dhe Ismet Cakiqi.
Gjatë takimit AGK u njoftua për draft / koncept dokumentin për shërbimin e komunikimit qeveritar. Përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit njoftuan se dokumenti përfshin analizën e komunikimit qeveritar dhe ofron rekomandime për përmirësimin e komunikimit me media dhe publikun.
AGK do të analizojë draft dokumentin si dhe do ta përcjell këtë iniciativë për shkak të interesit tonë të natyrshëm për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të institucioneve me media/gazetarë.