AGK: Kryeministër bëhu bashkëpunues Jo ofendues!

AGK: Kryeministër bëhu bashkëpunues Jo ofendues!

PRISHTINË, 13/09/2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeminsitrit ndëkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.
Duke përcjellur me shqetësim këtë deklarim të kryemnistrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush.
Me këtë rast, AGK kërkon nga kryemnistri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.

Me respekt,
Bordi i AGK-së