Home Blog Page 3

Platforma SafeJournalists po mban në Prishtinë, punëtorinë dyditore për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të gazetareve

0

Hulumtuesit e Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor, SafeJournalists, në një punëtori dyditore që po mbahet në Prishtinë, do të trajnohen për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të gazetareve.

Punëtoria ka ligjëruese eksperten e çështjeve gjinore, Neda Chalovska Dimovska.

Pjesa e parë e punëtorisë do të fokusohet në gjendjen aktuale të të drejtave të gazetareve në secilin shtet anëtarë të platformës, më pastaj do të diskutohet edhe për dhunën në baza gjinore, format e saj, si ndikon tek gazetaret pabarazia gjinore dhe dhuna në baza gjinore.

AGK-ja shpreh shqetësim për masën e dënimit ndaj kërcënuesit të gazetares së Kallxo.com

0
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, i bashkohet mediumit Kallxo.com për të shprehur indinjatën për nivelin e dënimit për personin që kishte kërcënuar dhe kanosur gazetaren, Arjana Berisha.

AGK-ja, e konsideron dënimin prej 1000 eurosh si jo proporcional me veprën, dhe që nuk shërben si shembull për të gjithë ata që kanë sulmuar apo sulmojnë gazetarët. Duke marrë parasysh punën e rëndësishme në interes të publikut që gazetarët bëjnë, vendimet e gjykatave në rastet kur cenohet siguria e tyre fizike, duhet të jenë meritore dhe në përputhje me veprën e rëndë.

Kallxo.com, gjithashtu e ka kontestuar gjithë procesin si të parregullt, dhe ka paralajmëruar inicimin e kërkimit të masave disiplinore ndaj gjykatësit të rastit.

Organizatat për lirinë e medias nga Platforma për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës denoncojnë përpjekjet për ndërhyrje politike në RTK, në një letër të hapur Bordit

0

21 qershor 2024

Letër për Transmetuesin Publik të Kosovës

I nderuari Kryetar i Bordit të RTK-së,
Të nderuar anëtarë të Bordit të RTK-së,

Po ju shkruajmë në emër të partnerëve të Platformës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve të Këshillit të Evropës, që i ka ndjekur nga afër zhvillimet shqetësuese rreth transmetuesit publik të Kosovës, në tri vitet e fundit. Ne e kemi lavdëruar, në nivel të Këshillit të Evropës, zgjedhjen tuaj si anëtarë bordi në mënyrë transparente dhe profesionale, me përfshirje të plotë të shoqërisë civile.

Megjithatë, ne jemi të shqetësuar me krizën në RTK lidhur me presionin politik që po bëhet për largimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj. Kjo temë është ngritur për herë të parë nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel me 15 janar 2024, ku ajo përmend përpjekjet për të zëvendësuar drejtorin aktual me një individ pro- qeverisë.

Ne ju shkruajmë për t’ua kujtuar që çdo ndërhyrje politike në menaxhmentin e Transmetuesit Publik do të ishte thellësisht jodemokratike, dhe roli juaj si anëtarë të bordit është që t’u rezistoni presioneve të tilla.

Ahmetxhekaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm nga Bordi juaj në vitin 2022, për një mandat tre-vjeçar nëpërmjet një procedure të hapur dhe pluraliste, dhe i ka udhëhequr reformën dhe transformimet në RTK. Procesi i emërimit është vlerësuar si i bazuar në merita nga Bashkimi Evropian dhe OSBE, dhe është mirëpritur nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e huaja në Kosovë. Edhe pse RTK-së, i mungon një model i qëndrueshëm i financimit dhe aktualisht është në pikën më të ultë të financiomit në një dekadë, menaxhimi financiar është përmirësuar dukshëm, siç është reflektuar nga reagimi juaj së fundi, dhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit. Për më tepër, sipas një sondazhi, RTK del te jetë televizioni i dytë me besueshmërinë më të lartë në Kosovë. Një sukses i tillë është rezultat i punës së përbashkët të Bordit të RTK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, dhe është shenjë që transmetuesi publik i Kosovës po e përmbushë detyrën për t’i shërbyer publikut.

Ne kërkojmë me mirësi nga ju, që të shikoni me kujdes vendimet tuaja të ardhshme, në mënyrë që Transmetuesi Publik të vazhdojë t’i shërbejë publikut, dhe jo interesave politike. Liria e medias, në përgjithësi, dhe reformat e vazhdueshme në transmetuesit publik në veçanti, do të dëmtohen seriozisht nëse ndodhin me sukses ndryshimet e motivuara politikisht, në menaxhment.

Nga monitorimet tona në gjithë Evropën, ne e kemi parë se sa e lehtë është për qeveritë që të minojnë pavarësinë e transmetuesit publik, dhe sa serioze mund të jenë efektet e një politizimi të tillë, për gjithë shoqërinë. Largimi i drejtorëve të transmuesit publik me motive politike, kërcënon lirinë e medias, vlerë themelore e Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe Unionit të Transmetuesve Evropianë (EBU).

Direktiva Evropiane për Lirinë e Medias, e miratuar së fundi vendos minimumin e standardit për të siguruar pavarësinë e mediave publike, duke përfshirë që udhëheqësit e menaxhmentit duhet të emërohen “në bazë të procedurave transparente, të hapua, efektive dhe jo-diskriminuese, si dhe me kritere jo-diskriminuese e objektive, të vendosura më herët në nivel kombëtar”, dhe se largimi i tyre para përfundimit të mandatit duhet të “justifikohet gjerësisht”, dhe “mund të bëhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ata nuk i përmbushin kushtet e kërkuara për të performuar sipas detyrave”.

Për më tepër, disa nga Rekomandimet e Këshillit të Evropës, duke përfshirë edhe Rekomandimin CM/Rec(2012) për Shtetet Anëatre për Qeverisjen e Mediave Publike, si dhe Rekomandimi CM/Rec (96) për Pavarësinë e Mediave Publike, nënvizojnë dhe theksojnë rëndësinë e pavarësisë së transmetuesit publik, dhe se vendimet për menaxhmentin duhet të jenë të arsyetuara si duhet dhe janë subjekt i trajtimit në gjykatë.

Kjo bëhet akoma më e rëndësishme, duke marrë parasysh aplikimin e Kosovës për t’u bërë vend anëtar i Këshillit të Evropës, organizatë kjo që beson se transmetuesi i pavaur publik është themeli i demokracisë, dhe kontribuon në forcimin e kohezionit social. Ekzistimi i një transmetuesi publik profesional dhe të pavarur është gjithashtu kërkesë në rrugën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Së fundi, vendime të tilla janë të rëndësishme edhe në procesin e RTK-së për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision.

Ne ju ftojmë që të vazhdoni t’i bashkoni forcat me Drejtorin për të çuar përpara reformat dhe të punoni drejt pavarësisë financiare dhe përmirësimit të kushteve të punës për stafin e RTK-së.

European Centre for Press and Media Freedom
International Press Institute
European Federation of Journalists
International Federation of
Journalists
ARTICLE 19
Index on Censorship
Reporters Without Borders
Pen International

AGK-ja dënon kërcënimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetarit i sporti në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku.

Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.

AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit.

Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj.

Gazetarë të rinj u trajnuan për shëndetin seksual dhe riprodhues

0

Javën e kaluar, u mbajt trajnimi për raportimin e përgjegjshëm për shëndetin seksual dhe të drejtat riprodhuese.

Trajnimi u ligjërua nga Prof. Dr. Sci. Med Hajrullah Fejza – i cili diskutoi me studentë të gazetarisë e gazetarë.

Në këtë takim, u diskutua për mënyrën e duhur të raportimit rreth shëndetit seksual dhe të drejtat riprodhuese, si dhe u dhanë shembuj të raportimit jo korrekt të medieve lidhur me këto tema.

Punëtoria u organizua nga K10 që mbështetet nga UNFPA Kosovo, në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

I papranueshëm vandalizimi i zyrës së QIKAs

0
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informatën se është vandalizuar logo e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA.
Në njoftim, bëhet e ditur se vandalizimi i logos së organizatës ka ndodhur pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, dhe vendosjes së flamurit të komunitetit LGBTIQ+, në ballkonin e QIKA-s.
Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e medias.
Vandalizimi i logos së QIKAs, kontribuon në gjuhën e urrejtjes dhe sulmeve verbale ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+, prandaj i bëjmë thirrje Policisë që të hetojë rastin me urgjencë. Për më tepër, që nuk është hera e parë që kjo organizatë është cak i sulmeve të ngjashme.

Mediat nuk lejohen të përcjellin punimet e seancës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore

0

Kolegë gazetarë të medieve në Gjuhën Shqipe dhe Serbe, janë larguar sot nga përcjellja e punimeve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore. Sipas raportimeve, deri tek largimi ka ardhur pasi një aktiviste politike ka dashur të flasë në seancë, dhe me përjashtimin e saj, janë përjashtuar edhe gazetarët.

AGK-ja, e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë komunë.

Kuvendi Komunal, kryesuesi dhe kryetari, duhet të kujdesen që të krijojnë kushtet e nevojshme që mediet e interesuara të përcjellin punimet, të papenguar.

Kuvendi të përmirësojë projektligjin për KPM-në pas qortimit të ashpër nga ana e Këshillit të Europës

0

Këshilli i Europës ka përgatitur një opinion ligjor për projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe ka konfirmuar që disa aspekte të projektligjit nuk janë në përputhje me standardet më të mira europiane. Opinioni ligjor që mban datë 24 maj 2024 dhe është përgatitur për nevoja të Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës dhe konfirmon në tërësi shqetësimet tona të ngritura publikisht përmes konferencës për shtyp të mbajtur më 1 shkurt 2024.

Aspektet kryesore të kritikuara nga Këshilli i Europës janë: ndryshimi i projektligjit për KPM-në pa koncept dokument në kundërshtim me rregulloren e qeverisë, mënyrën e definimit dhe rregullimit të mediave online, ndryshimet rrënjësore në përbërjen, emërimin, mandatin dhe shkarkimin e anëtarëve të KPM-së, largimin e kufizimit ligjor që në të kaluarën ia pamundësonte partive politike dhe bashkësive fetare hapjen e televizioneve dhe radiove dhe mungesën e transparencës gjatë nismës legjislative.

Ne shprehim keqardhjen tonë për qortimin që i është bërë shtetit të Kosovës nga ana e Këshillit të Europës, institucion ky në të cilin Kosova synon të anëtarësohet. Qortimi është rezultat i tendencës së qeverisë dhe shumicës parlametare për të kontrolluar mediat dhe rregullatorin e mediave (KPM) përmes këtij projektligji dhe refuzimit të qëllimshëm të Zyrës së Kryeministrit për të përfshirë industrinë e medias dhe shoqërinë civile në fazat e hershme të nismës legjislative.

Mediat online që publikojnë video

Sipas opinionit, definicioni i ri i shërbimeve mediale audiovizuale online i paraparë në projektligjin për KPM-në është problematik, sepse bashkon të gjitha llojet e mediave në një grup dhe si i tillë është i panevojshëm. Draftligji ia ndryshon kuptimin “shërbimeve të mediave audio vizuele” që është menduar me ligjet e Bashkimit Europian, duke shtuar kështu lloje të reja të mediave, prandaj edhe duhet të largohet.

Sipas KiE-së, mediat online që publikojnë video nuk duhet të rregullohen njëjtë sikur televizionet dhe radiot dhe atyre mund t’iu kërkohet të regjistrohen në KPM vetëm nëse për to ka përfitime si për shembull: qasje në fonde publike, mbëshetetje apo akreditim i gazetarëve.

Opinioni i KiE-së konfirmon qartë shqetësimin e ngritur nga ne se licensimi apo regjistrimi i mediave online që publikojnë video, i shoqëruar me obligimin për të kërkuar leje nga KPM-ja për ndryshimin e pronësisë dhe mundësinë e gjobitjes deri në 40,000 euro nuk është në pajtim me standardet europiane.

Përbërja, mandati dhe shkarkimi i anëtarëve të KPM-së

Sipas opinionit ligjor, propozimi që zgjedhja e kryetarit të KPM-së, të bëhet nga Kuvendi mund të rrisë ndikimin politik në KPM dhe një gjë e tillë nuk është në pajtim me standardet europiane dhe ato rajonale.

Tutje, në lidhje me mandatin katër vjeçar të anëtarëve të KPM-së, opinioni i referohet qëndrimeve të zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSCE), të cilat kishin ngritur shqetësim se një gjë e tillë do reflektonte me ndikim politik. Në lidhje me rritjen e numrit të anëtarëve nga shtatë në 11, në opinion thuhet se mbetet e paqartë se përse është propozuar një gjë e tillë. Aty përmenden shembujt e rregullatorëve në Irlandë, Holandë dhe Itali ku rregullatorët përbëhen nga tre deri në maksimum nëntë anëtarë. Këshilli i Europës rekomandon që në vend se të rritet numri i anëtarëve, duhet të rritet stafi civil i KPM-së dhe kompetencat e zyrës ekzekutive.

Në fund, sipas opinionit propozimi që kryetari i KPM-së të shkarkohet nëse nuk aprovohet raporti vjetor i këtij institicioni është tejet problematik dhe është mjet arbitrar, sipas së cilit Kuvendi mund të shkarkojë dhe zëvëndësojë gjithë përbërjen e KPM-së bazuar në kritere të padefinuara dhe një gjë e tillë nuk është në pajtim me standardet europiane.

Hapja e televizioneve dhe radiove nga partitë politike dhe bashkësitë fetare

Largimi i nenit që ndalonte licensimin e televizioneve dhe radiove nga partitë politike është një kthim prapa në standardet tashmë të vendosura në Kosovë. Duke iu referuar disa instrumenteve ndërkombëtare, opinioni rekomandon fuqishëm që të rikthehet neni që ua ndalonte partive politike të drejtën e hapjes së televizioneve dhe radiove.

Në lidhje me bashkësitë fetare, opinioni citon një rekomandim të Këshillit të Europës sipas së cilit, shtetet duhet të përcaktojnë korniza ligjore që ua ndalojnë grupeve të fuqishme politike, ekonomike apo fetare që të fitojnë dominim në media dhe të ushtrojnë presion në to.

Mungesa e konsultim dhe përfshirje së shoqërisë civile në draftimin e ligjit

Sipas opinionit ligjor, është e paqartë deri në çfarë mase janë konsultuar akterët kryesorë gjatë draftimit dhe nëse ka pasur shpjegime për pranimin ose jo të vërejtjeve të tyre. Opinioni përmend standardet e Këshillit të Europës në lidhje me konsultimet, sipas së cilave standarde shtetet dhe autoritetet publike gjatë draftimit të legjislacionit duhet të lejojnë pjesëmarrje të plotë të mediave dhe shoqërisë civile, të organizojnë dëgjime publike dhe konsultime, të ftojnë dhe dëgjojnë të gjithë akterët, të lejojnë kohë të mjaftueshme për t’u përgjigjur, të publikojnë rezultatet e konsultimeve dhe të ofrojnë sqarime për pranimin ose mos pranimin e rekomandimeve nga aketërt e jashtëm.

Si praktikë e mirë përmendet Grupi Punues në Mal të Zi, i përbërë nga 25 përfaqësues të cilët kishin punuar në ndryshimet e ligjeve për media për 2 vjet, duke zhvilluar më shumë se 25 takime. Mirëpo, meqenëse është vonë për të krijuar një grup punues, opinoni ligjor rekomandon që definicioni i shërbimeve audio-vizuele të kthehet siç kanë qenë fillimisht me draftligjin e parë [pa mediat online që publikojnë video] dhe ndryshimi i këtij aspekti të bëhet në një fazë më të vonshme.

Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe gatishmërinë e Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe OSBE-së që të ofrojë ekspertizë ndërkombëtare dhe shpresojmë që do të ketë vullnet politik për përmirësimin e projektligjit deri në atë masë sa të jetë plotësisht në përputhje me standardet me të mira europiane.

Rikujtojmë Qeverinë dhe Parlamentin që Kosova ka shënuar rënie alarmante në Indeksin e Reporerëve Pa Kufij për 19 rënie, dhe se nisma për të ndryshuar Projektligjin e KPM-së ka kontribuar në këtë rënie.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias

AGK falënderon institucionet e organizatat partnere për mbështetjen e dhënë në organizimin e Kongresit Vjetor të EFJ-së

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për herë të parë në histori të organizatës, ka qenë nikoqir i European Federation of Journalists – EFJ, në organizimin e takimit vjetor, i cili u mbajt në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Rreth 100 delegatë nga 45 shtete evropiane më 23 dhe 24 maj 2024 patën rastin që krahas kuvendit punues e tryezave të diskutimit, të vizitojnë Prishtinën e Prizrenin, e të njihen nga afër me kulturën, e shtetin e Kosovës.

Për AGK-në, besimi i organizimit të këtij eventi kaq të rëndësishëm nga EFJ, është jashtëzakonisht nder dhe krenari, të cilin nuk do të mund ta realizonim pa ndihmën e institucioneve e organizatave partnere, të cilat nuk hezituan të na mbështesnin.

Një falënderim të përzemërt për bashkëpunimin dhe mbështetjen: Komuna e Prishtinës (Kryeqyteti Prishtina), Fakulteti i Arkitekturës Universiteti ‘Hasan Prishtina’, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit, OSCE Mission in Kosovo, UN Kosovo Team, UNDP Kosovo, UN Women Kosovo, Embassy of the Netherlands in Kosovo, Lingua, ASHA, Golden Eagle Energy Drink, Korporata Rugove dhe VALA.

Gjithashtu, një falënderim të veçantë për Opera e Kosovës, për organizimin e koncertit “Kosova në Tinguj”, enkas për takimin vjetor të EFJ-së. Koncerti u realizua nga Orkestra Harkore e Operës së Kosovës, me dirigjent Edon Ramadanin, soliste: Adelina Paloja (Soprano), Besa Llugiqi (Soprano), Zana Abazi – Ramadani (Soprano) dhe instrumentistë mysafirë: Jon Rrecaj (klarinetë) dhe Gent Hoxha (fyell e çifteli).