Fushata e EFJ-së: Gazetarët janë #PunonjësEsencial

    0
    127

    Përgjatë pandemisë gazetarët kanë luajtur një rol krucial. Në ndërkohë që shumica nga ne jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi, ata kanë qenë sytë dhe veshtë tanë, duke na sjellë informata të besueshme.

    Edhe përkundër këtij fakti, në shumë shtete të Evropës gazetarët nuk konsiderohen punonjës esencial, pavarësisht punës që bëjnë. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), në koordinim me bashkëpunëtorët e vetë: Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë, ka plasuar një fushatë në rrjetet sociale, për ngritje të vetëdijes lidhur me qasjen ndaj gazetarëve si punonjës esencial. Me anë të kësaj fushate, Sindikatat dhe Asociacionet e Gazetarëve rikujtojnë se për lajmet që i lexojmë në ekranet apo desktopet tona, gazetarët dhe mediumet punojnë në kushte të vështira për t’i përditësuar.

    Në rajon, pandemia Covid-19 për gazetarët do të thotë orar i stërzgjatur, ulje page, ndalesa të lëvizjes, mungesë të masave mbrojtëse dhe sigurimeve shëndetësore, gjë që i ekspozon edhe më shumë ndaj virusit. Në ndërkohë që disa qeveri kanë vendosur t’i kategorizojnë gazetarët si punonjës esencial, përkrah punonjësve shëndetësorë dhe social, industrisë ushqimore apo mësuesit, të tjera qeveri nuk kanë vepruar njësoj. Statusi i “punëtorit esencial” iu siguron gazetarëve benefite si: liri të lëvizjes, pushim mjekësor me pagesë, kompensim financiar apo mundësi për përkujdesje ndaj fëmijëve. Gazetarët janë kritik ndaj rrezikut shëndetësorë dhe sigurisë së popullatës, si dhe për të drejtat e tyre. Ata e rrezikojnë veten ashtu që të na informojnë.

    Sekretari i përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez, iu bën thirrje qeverive në Evropë që gazetarët t’i konsiderojnë si punonjës esencial dhe që t’iu sigurohet kompensim adekuat: “Gazetarët kanë qenë kritik ndaj mënyrës se si qeveritë janë përballur me Covid-19. Ata kanë verifikuar të dhënat, kanë kërkuar përgjegjësi nga personat përgjegjës, kanë hulumtuar anë të ndryshme të pandemisë, kanë intervistuar ekspertë. Lajmet janë kthyer në shërbim publik esencial dhe mediet kanë pësuar një rritje në shërbim të lajmeve. Duhet të reflektohet mbi këtë çështje”.

    Kjo fushatë u koordinua nga EFJ në kuadër të projektit të financuar nga UNESCO-EU “Building Trust in Media in South East Europe and Turkey” në partneritet me bashkëpunëtorët e vetë, Kosovën (AGK), Shqipërinë (APJA), Bosnie dhe Hercegovinën (Gazetarët e BH), Malin e Zi (SMCG), Maqedoninë e Veriut (SSNM), Serbinë (SINOS dhe NUNS) dhe Turqinë (TGS).