Gazetarja kroate sulmohet pas Paradës së Krenarisë

    0
    127

    Më 3 korrik, gazetrja e gazetës “24 hours”, Tea Paponja, u sulmua fizikisht në sheshin Marulic në Zagreb, pas mbajtjes së Paradës së Krenarisë.

    Pas Paradës së Kenarisë, Tea Paponja arriti në sheshin Marulic, rreth ores 22:30, ku vërejti makinat e Policisë dhe një grup policësh, të cilët po qëndronin përballë një grupacioni burrash dhe dy grave. Ajo e kuptoi se ky grup po e digjte flamurin e LGBT-së. Iu afrua policëve dhe u prezantua si gazetare, duke pyetur se çfarë ishte duke ndodhur, por polici i kërkoi që të largohej. Pas kësaj aju u mënjanua dhe filloi të bëjë fotografi. Pas pak një nga burrat i shoqëruar nga njëra nga vajzat iu afruar dhe i tha “Pse po i bën foto të dashurës sime kudër?”. Kur ajo i tha se është gazetare dhe se po e fotografonte flamurin e djegur, ai i tha se e dashura e tij nuk ishte duke e djegur.

    Pas kësa, vajza e cila po e ofendonte gazetaren u përplas me të dhe e qëlloi me grusht në kokë, në sy të policëve. Gazetarja Paponja u vetëmbrojt dhe personat prezent i ndanë të dyjat. Në këto çaste ndërhyri edhe policia e cila i rrethekoi huliganët duke krijuar mburojë, derisa nuk u afrua furgoni i policië. Policia më pas arrestoi sulmuesen.

    Pas sulmit, Tea Paponja dha deklaratën e saj në polici dhe ambulanta i bëri kontrollë. Ajo tha se ajo ende nuk e ka procesuar ngjarjen dhe më pas shtoi “Po shpresoj që institucionet do të veprojnë konform ligjit, si dhe sulmuesja ime do të dënohet”.

    Hrvoje Zovko, kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve Kroatë tha se “Kjo është dëshmi e atmosferës në të cilën punojnë kolegët tanë, dhe të mos harrojmë se kushtet në të cilat gazetarët dhe mediat veprojnë i bën përherë fajtorë për gjithçka. Shteti duhet të bëjë diçka lidhur me këtë çështje. Është koha që këta të cilët guxojnë të sulmojnë gazetarët vetëm pse këta të fundit po e kryejnë punën e tyre, të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Profesioni i gazetarit është në të mirën e publikut dhe do të vazhdojë të jetë ashtu”.

    Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson mbi 8,200 punonjës medialë të Ballkanit perëndimor, i bashkohet anëtarit të vetë AGK në dënimin e sulmit në drejtim të gazetares Tea Poponja. Edhe pse policia ka reaguar menjëherë, Rrjeti SafeJournalists pret që kriminelët të dënohen. Gjithashtu, kërkojmë nga institucionet që të mbrojnë qytetarët dhe gazetarët të përçojnë mesazh tek publiku që një sjellje e tillë është e papranueshme, ashtu që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

    Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant, si kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë. Secili sulm në gazetarë është sulm mbi interesin publik, demkokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 06.07.2021.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të BH

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi