Gratë gazetare në krye të detyrës – Ekspozitë online

    0
    157

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, SafeJournalists, rrjeti i shoqatave dhe sindikatave mediatike në Ballkanin Perëndimor nis fushatën “Gazetaret Gratë në Krye të  Detyrës” (women.safejournalists.net) me qëllim tërheqjen e vëmendjes për pozicionin e grave në gazetari dhe ekspozimin e tyre ndaj sulmeve dhe kërcënimeve.

    Që nga viti 2016, më shumë se 1650 raste sulmesh dhe kërcënimesh kundër gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias janë regjistruar në bazën e të dhënave të rrjetit SafeJournalists. Vit pas viti, numri i kërcënimeve dhe sulmeve që synojnë gra gazetare dhe punonjëse në media ka ardhur në rritje. Kjo është arsyeja pse rrjeti SafeJournalists vendosi të nisë një fushatë duke përfshirë një ekspozitë në internet me histori personale të katërmbëdhjetë grave gazetare nga vendet e Ballkanit Perëndimor që përjetuan diskriminim, presion, kërcënime, madje edhe sulme fizike. Mësojmë nga dora e parë rreth motivimeve, burimeve të forcës dhe shtytësve kryesorë të atyre që mbrojnë vlerat demokratike nëpërmjet të drejtës së publikut për të ditur dhe shpresojmë se historitë e grave gazetare do t’u japin forcë dhe motivim profesionistëve të tjerë që të vazhdojnë të bëjnë punën që duan.

    Rrjeti SafeJournalists do të mbetet i përkushtuar për të monitoruar, analizuar dhe raportuar për shkeljet e të drejtave të grave gazetare për të mbrojtur sigurinë e tyre.

    Vizitoni ekspozitën “Gratë gazetare në vijën e parë”: https://women.safejournalists.net/

    #GratëNëGazetari