Maqedoni e Veriut: Tre gazetarë kërcënohen në rrjete sociale

    0
    154

    Kur gazetari Mishko Ivanov nga TV24 doli publikisht për t’i denoncuar kërcënimet të cilat i kishte marrë në rrjetin social Facebook, dy kolege tjera gazetare, Aneta Dodevska dhe Natasha Stojanovska poashtu treguan se ato kishin marrë mesazhe me përmbajtje të ngjashme.

    Me 6 maj, me të përfunduar një intervistë me Hristijan Mickoskin dhe Zoran Zaevin – liderë të partive politike më të mëdhaja në Maqedoni, Ivanov – gazetar në TV24, pranoi një kërcënim që përmbante gjuhë të urrejtjes dhe shprehje vullgare. Ivanov menjëherë e publikoi informacionin në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe më pas edhe Dodevska dhe Stojanovska treguan se edhe ato kanë pranuar mesazhe të njëjta. Gazetarët nuk i kanë paraqitur këto mesazhe në Polici, por megjithatë Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës së Prokurorëve Publikë që të veprojnë dhe të zbatojnë një hetim të shpejtë dhe të hollësishëm.

    SafeJournalists.net – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Sigurisë së Gazetarëve dhe Lirisë së Mediave, e cila përfaqëson më shumë se 8200 anëtarë, fuqishëm i dënon këto kërcënime verbale dhe abuzimin që i është bërë gazetarëve Ivanov, Dodevska dhe Stojanovska. Javëve të fundit, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AJM) ka paralajmëruar se tendenca e zvogëlimit të numrit të kërcënimeve ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut do të mund të ndryshojë në prag të zgjedhjeve parlamentare të hershme, të paralajmëruara të mbahen këtë verë.

    Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk janë pjesë e lirisë së shprehjes e fjalës, dhe mund të kenë pasoja serioze dhe të shkaktojnë vetëcensurë tek gazetarët –  thotë Mladen Chadikovski, president i AJK, duke shtuar se me tolerimin e këtyre kërcënimeve ndaj gazetarëve, institucionet po i motivojnë autorët dhe kryerësit e kërcënimeve që të jenë edhe më agresivë. Sipas tij, nëse kjo nuk ndalohet do të ketë pasoja edhe tragjike.

    SafeJournalists.net bashkohet me partnerin AJM – Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë, në kërkesën për ndërmarrje të masave nga autoritetet. Shteti ka detyrim që të sigurojë një sistem efektiv të parandalimit dhe dënimit e sanksionimit të dhunës ndaj gazetarëve. Një hulumtim, identifikim dhe hetim i efektshëm i autorëve të këtyre kërcënimeve do të dërgonte një mesazh se Zyra e Prokurorëve Publikë i merr me shumë seriozitet kërcënimet e adresuara gazetarëve. Duke sanksionuar kryerësit, do të dëshmohet se këto sjellje janë të papranueshme në një shoqëri demokratike.

    SafeJournalist.net do të informojë zyrtarët dhe palët e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare rreth këtij rasti. Secili sulm ndaj gazsetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

     

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 08.05.2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të  Serbisë