Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platformës MFRR dhe RSF i dërguan një letër të hapur kreut të SPAK në Shqipëri

    0
    241
    photo: canva

    Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe Reporterët pa Kufij (RSF) i shkruan një letër kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri për të shprehur shqetësimin për veprimet e fundit të ndërmarra nga SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno. Vendimi për të sekuestruar pajisjet e zotit Qyno dhe për t’i bërë presion atij për të treguar burimet e tij është një çështje alarmante e rëndësishme për ne si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, lirisë së medias dhe integritetit gazetaresk. Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij, sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjn një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.

    Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere i kërkuan SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast. Kthimi i pajisjeve të sekuestruara zotit Qyno dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe mbrojtjes së burimeve gazetareske në Shqipëri. Kjo qasje do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias.

    I kemi bërë thirrje SPAK-ut që të ketë prioritet mbrojtjen e burimeve gazetareske, gjë që është thelbësore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike. Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.

    Lexo letrën këtu

    Nënshkruar nga:

    SafeJournalists Network 

    Association of Journalists of Kosovo

    Association of Journalists of Macedonia

    BH Journalists Association

    Croatian Journalists’ Association

    Independent Journalists Association of Serbia

    Trade Union of Media of Montenegro

    European Center for Press and Media Freedom

    European Federation of Journalists

    Free Press Unlimited 

    International Press Institute

    OBC Transeuropa

    Reporters Without Borders

     

    *******
    Reagimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj letrës së hapur gjendet më poshtë:

    Answer of SPAK Albania to the Letter of Concern to SafeJournalist Network