Platforma Rajonale e dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të ‘Gazetës Blic’

    0
    98

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8.200 anëtarë, dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të ‘Gazetës Blic’ në veri të Mitrovicës.

    Ekipi i gazetës ‘Blic”, gazetarët Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe kameramani Arsim Rexhepi, janë sulmuar fizikisht ndërsa po raportonin për situatën e krujuar nga virusi COVID-19.

    Siç raporton ‘Gazeta Blic’, ekipi u afrua pranë një vendi ku mielli po shitej dhe pyetën nëse furnizimi ishte i mjaftueshëm për nevojat e qytetarëve. Dy qytetarë të rinj iu afruan atyre dhe grushtuan Maxhunin në fytyrë dhe vesh dhe më pas shtynë Bajrën dhe Rexhepin. Menjëherë pas incidentit, gazetari Maxhuni mori trajtim mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës.

    Policia e Kosovës është njoftuar dhe ekipi i ‘Gazetës Blic ’është intervistuar.

    “Sulme të tilla ndaj gazetarëve janë skandaloze dhe nuk përkojnë me një shoqëri të lirë dhe demokratike. AGK kërkon që çështja të marrë vëmendje të menjëhershme nga institucionet kompetente. Ne do të ndjekim çështjen për të kërkuar që ajo të trajtohet në mënyrë të efektshme”- tha Kryetarja e Bordit të AGK-së, Gentiana Begolli Pustina.

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve e konsideron këtë sulm si një sulm serioz ndaj sigurisë së gazetarëve, dhe mbështet thirrjet e AGK-së në të gjitha institucionet përkatëse që menjëherë të hetojnë dhe të marrin masat e duhura kundër sulmuesve.

    Lidhur me sulmin ndaj ‘Gazetës Blic ’, Platforma Rajonale do të informojë organizatat vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 24.03.2020

    Asociacioni i Gazetarëve të B&H

    Sindikata e Medieve të Malit të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë