Platforma rajonale: Mosndëshkimi çon në vetë-censurim, kufizon hapësirën për media të lirë dhe e bënë profesionin jo tërheqës për të rinjtë

    0
    111

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë shënon Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar datën 2 nëntor, si “Dita ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit për krimet ndaj gazetarëve.” Kjo datë është zgjedhur në ceremoninë mortore të dy gazetarëve francez të vrarë në Mali me 2 nëntor 2019.

    Kjo ditë është simbol i dedikimit të fuqishëm të gazetarëve për të sjellë të vërtetën para publikut të përgjithshëm, njëherësh duke ju rikujtuar institucioneve të shteteve se janë të obliguar të sigurojnë një ambient të duhur ku gazetarët mund të punojë lirshëm.

    Gjatë dekadës së fundit, më shumë se një mijë gazetarë janë vrarë gjatë kryerjes së punës. Një në dhjetë raste nuk është zgjidhur dhe asnjë nuk është dënuar. Mosndëshkimi i çon në më shumë vrasje, i cili shpesh është një simptomë e përkeqësimit të konfliktit, shkeljeve ligjore dhe sistemit të drejtësisë. Po ashtu, mosndëshkimi paraqet në mënyrë të pa evitueshme vet-censurën, kufizimin e hapësirës së lirë të medieve, paçka e bënë këtë profesion jo tërheqës për të rinjtë.

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve kërkon nga publiku, qytetarët dhe partitë politike që të mos sulmojnë gazetarët. Institucionet dhe mbi të gjitha gjyqësori duhet të procedojnë rastet e sulmeve ndaj gazetarëve sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mbrohet demokracia në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përgjatë pesë vjetëve, platforma ka regjistruar 570 sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve, ende vetëm pak prej tyre janë zgjidhur nga organet kompetente.

    Platforma fuqishëm mbështetë përpjekjet e gazetarëve dhe organizatave mediale në mbrojtën e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes, përfshirë këtu përpjekjet për luftimin kundër mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. Çdo sulm ndaj gazetarëve është konsideruar sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb (02. 11 . 2019)

     

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

    Sindikata e Mediave në Mal të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonsisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë.