PLATFORMA RAJONALE: Qeveria e Serbisë duhet t’i mbështesë gazetarët profesionistë, jo t’i kufizojë ata

    0
    93

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve e cila përfaqëson më shumë se 8.200 anëtarë, dënon fuqishëm ndalimin dhe arrestimin gazetares së portalit nova.rs, Ana Lalic. Megjithë lirimin e më pastajm të Lalicit, ne e konsiderojmë këtë përpjekje për ta kufizuar qarkullimin e lirë të informatave nga qeveria serbe si dhe shkelje e papranueshme e standardeve dhe lirisë së mediave edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

    Të Mërkurën, më 01.04.2020, Ana Lalic u arrestua në shtëpinë e saj dhe u dërgua 48 orë në paraburgim. Banesa e saj u kontrollua plotësisht dhe iu konfiskua laptopi, celularët personal dhe të biznesit. Arsyeja e ndalimit është publikimi i një artikulli në të njëjtën ditë kur “Qendra Klinike e Vojvodina lajmëroi se: Nuk ka mbrojtje për infermierët” gjë që konfirmon burimet të cilat thonë se ekziston një “mungesë e vazhdueshme e pajisjeve themelore në qendrën klinike ku stafi gjatë pandemisë po punon në kushte kaotike”. Është raportuar se menaxhmenti i Qendrës Klinike në Vojvodinë deponoi ankesë kundër Laliqit në polici duke e akuzuar atë për keq informim të publikut dhe dëmtim të reputacionit të Qendrës.

    Lalic u lirua këtë mëngjes; megjithatë, paraburgimi përkoi me miratimin e një grupi të ri masash që e vendosin Shtabin e Krizës qeveritare përgjegjës për marrjen, verifikimin dhe shpërndarjen e të gjitha informacioneve në lidhje me pandeminë. Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS) paralajmëroi se një veprim i tillë ligjor shkakton censurë dhe formulimi i tij lë hapësirë ​​për ndjekjen e gazetarëve dhe mediave që publikojnë komentet e ekspertëve të pavarur për masat e vendosura nga shteti, nën akuzat e përhapjes së dezinformatave. Këtë mëngjes, kryeministrja Brnabic njoftoi se ajo do të sugjerojë tërheqjen e masës së re; megjithatë, mbeten kufizimet e mëparshme për lirinë e mediave, siç është e drejta e gazetarëve për të bërë pyetje.

    – Jemi të lumtur që Ana nuk është në paraburgim. Ajo është mirë, por na vjen keq që ajo duhej të përjetonte një trajtim të tillë – arrestim dramatik natën vonë, duke bastisur në apartamentin dhe duke marrë pajisjet të saj. Ne e mbështesim vendosmërinë e saj për të mos zbuluar burimin në Qendrën Klinike dhe jemi të shqetësuar se ata mund të zbulohen që kur u sekuestruan pajisjet e Lalic – tha Zeljko Bodrozic, president i IJAS dhe shtoi – Kryeministrja Brnabic njoftoi tërheqjen e masave të reja, por është veçanërisht shqetësuese që ajo e ka bërë këtë me kërkesën e Presidentit Vuçiç për të shmangur kritikat nga Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, dhe Tanja Fajon, Kryetare e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Stabilizim dhe Komitetin Parlamentar të Asociimit BE-Serbi. Kjo nënkupton mungesën e plotë të të kuptuarit të rolit të mediave në demokraci dhe nivelin e përgjegjësisë së kryeministres Bërnabiq. Kjo duket mjaft e frikshme dhe sigurisht që ka efekt shqetësues për gazetarët profesionistë në Serbi.

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve i bashkohet anëtarit të saj IJAS në dënimin e veprimeve të fundit të qeverisë. Platforma mirëpret lirimin e Ana Lalicit dhe tërheqjen e masave që synojnë kufizimin e qarkullimit të lirë të informatave. Platforma gjithashtu pret që Laliciqit t’i kthehen pajisjet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe nëse zbulohen burimet e saj, të mos ballafaqohen me pasoja.

    Sidoqoftë, Platforma dënon me forcë qasjen e qeverisë serbe ndaj mediave dhe u bën thirrje atyre të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe legjislacionin e saj, si dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i gjendjes së jashtëzakonshme për të kufizuar lirinë e mediave. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë krizës shëndetësore sikurse pandemia COVID-19 gjatë së cilës raportimi profesional dhe mbajtja e qeverisë llogaridhënëse është thelbësore.

     

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 2 Prill 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë