PLATFORMA RAJONALE: Zyrtarët e Serbisë të përmbahen nga sulmet ndaj mediave

    0
    96

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve e cila përfaqëson më shumë se 8.200 anëtarë, dënon fuqishëm kërcënimet me vdekje të dërguara në portalin serb direktno.rs, bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe dënimin e kryesve si dhe u kërkon zyrtarëve shtetëror që t’i ndalin sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve.

    Të martën, më 07.04.2020, portali direktno.rs pranoi një email të nënshkruar nga Srdjan Petrovic, i cili thoshte “ju të gjithë duhet të vriteni dhe të shkatërroheni”. Redaktori i direktno.rs, Igor Velimirovic ka thënë për Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS) se, ka raportuar kërcënimin dhe se policia kishte vepruar në mënyrë profesionale duke nisur hetimet. Velimiroviç sqaroi se, mediumi kishte botuar letrën e dërguar nga Emir Asceric, tani asistenti i shkarkuar i kryetarit të komunës së Novi Pazarit, i cili kritikoi vizitën në mes të pandemisë të Presidentit Vucic në këtë qytet. Ky lajm u citua drejtpërdrejt nga kryeministrja Brnabic, e cila gjithashtu shenjëstroi median dhe ua tregoi shikuesve faqen e portalit në një program televiziv, i njohur për shënjestrimin e gazetarëve kritikë. Letra, e kombinuar me sulmin e kryeministres Brnabic, mund t’i ketë shkaktuar kërcënimet me vdekje, ka thënë Velimiroviç.

    – Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave nga zyrtarët shtetërorë në Serbi nuk janë diçka e re dhe, për fat të keq, ato janë të pranishme edhe tani në kohën e krizës më të madhe globale – tha Zeljko Bodrozic, kryetar i Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë dhe shtoi – kërcënimet më vdekje pas një cilësimi të tillë publik nga zyrtarët janë bërë normë në vendin tonë. Kjo është arsyeja pse ne përsëri i paralajmërojmë ata, dhe politikanët tjerë, të mendojnë për pasojat e mesazheve që ata përçojnë.

    IJAS proklamoi rritjen e numrit të kërcënimeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me COVID-19 – për 23 ditë, ku regjistroi 11 kërcënime, përderisa në 3 muajt e parë të vitit 2020, ishin 8.

    Platforma Rajonale për Mbrojtjen e Lirisë së Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve i bashkohet thirrjes së anëtarit të saj IJAS në dënimin e kërcënimeve ndaj direktno.rs dhe u bën thirrje autoriteteve përkatëse të veprojnë, t’i identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë ata.

    Platforma gjithashtu ua kujton zyrtarëve të lartë të Serbisë se fjalët e tyre ndikojnë tek qytetarët dhe ata duhet të përmbahen nga sulmet verbale e presionet ndaj mediave. Duke dënuar këtë kërcënim dhe duke ndryshuar diskursin aktual, ata mund të përçojnë shembull dhe të rrisin sigurinë e gazetarëve në Serbi.

     

    Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 9 Prill 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

    Sindikata e Mediave e Malit të Zi

    Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë