Rrjeti SafeJournalists i dërgoi një letër kërkese për informacion Enkeled Jotit, Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar

    0
    254

    Rrjeti i SafeJournalists i dërgoi një letër, kërkesë për informacion Z. Enkeled Joti, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar në lidhje me shqetësimet e tyre që vijnë nga burime informale se stafi në RTSH po pushohet nga puna pa ndjekur asnjë proces.

    I nderuar zoti Joti,

    Po shkruaj në emër të Rrjetit SafeJournalists, që mbledh më shumë se 8200 anëtarë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë gazetarë nga Shqipëria, ne veprojmë mbi shkeljen e të drejtave të gazetarëve, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe kufizimin e lirive të medias.

    Rrjeti SafeJournalists shfrytëzon rastin t’ju përgëzojë për zgjedhjen si Drejtor i Përgjithshëm i Transmetuesit Publik në Shqipëri (Radio Televizioni Shqiptar – RTSH) dhe ju uron suksese në forcimin e Radio Televizionit Shqiptar në një media të besueshme dhe me ndikim në shërbimin publik.

    Rrjeti SafeJournalists ndjek nga afër zhvillimet e medias në Shqipëri si në rajon dhe është i kujdesshëm për kërcënimet e mundshme dhe rreziqet e sigurisë për gazetarët dhe stafin e medias, përfshirë të drejtat e tyre të punës. Nëpërmjet kanaleve informale kemi marrë indikacione të besueshme se stafi në RTSH po pushohet nga puna pa ndjekur procedurat e duhura. Bazuar në Ligjin Nr. 97/2013 për “Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” (neni 103 dhe 105) jemi në dijeni të rolit tuaj në drejtimin e administratës së përgjithshme të veprimtarisë së RTSH-së dhe përgjegjësinë editoriale të saj si dhe emërimin dhe shkarkimin e stafit të RTSH-së. Megjithatë, dëshirojmë të ritheksojmë se kjo duhet bërë duke garantuar respektimin e të drejtave të punës së gazetarëve dhe mediave, ndjekjen e procesit të rregullt dhe në transparencë të plotë.

    Në bazë të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe në interes të publikut, dëshirojmë të mësojmë më shumë nga ju mbi këtë rast. A janë pushuar nga puna gazetarët dhe nëse po, sa gazetarë janë pushuar nga puna, në çfarë kushtesh dhe për çfarë arsye?

    Gjithashtu, nëse planifikoni ta bëni këtë, ju lutemi informoni publikun për këtë, sepse RTSH është një shërbim publik dhe të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kenë një informacion të tillë dhe arsyet e largimeve të mundshme.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

     

    Nënshkruar:

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë