SafeJournalists dhe MFRR: Kërcënimet ndaj gazetarëve duhet të adresohen nga institucionet në Serbi

    0
    70

    Drejtuesi i podcast-it “The Good, the Bad, and the Ugly”, Nenad Kulacin është sërish shënjestër e kërcënimeve. Kërcënimi i fundit për prezantuesen është dërguar përmes rrjeteve sociale nga një llogari anonime. Rrjeti SafeJournalists (SJN) dhe Media Freedom Rapid Response (MFRR), si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të gazetarëve, janë të shqetësuar për kërcënimet në rritje në drejtim të prezantuesit, dhe theksojnë se institucionet kompetente në Serbi ende nuk e kanë ka identifikuar ndonjë autorë në rastet e raportuara që nga fillimi i vitit. Theksojmë se kërcënimet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në Serbi, janë një dukuri pothuajse e përditshme që rrezikon sigurinë e tyre. Prandaj, ne i bëjmë thirrje autoriteteve në Serbi dhe komunitetit ndërkombëtar që t’i dënojnë këto kërcënime, dhe institucionet në Serbi të mbrojnë gazetarët dhe të ndëshkojnë autorët e kërcënimeve të tilla.

    Nenad Kulacin ka raportuar tetë kërcënime në prokurori këtë vit, dhe deri më sot është marrë vetëm një vendim për pezullimin e kallëzimit penal, ndërsa rastet e tjera janë ende në prokurori. Disa nga kërcënimet i referoheshin edhe kolegut të tij, Marko Vidojkoviq, apo familjarëve të tij. Për shembull, kërcënimi i fundit që Nenad Kulacin mori përmes rrjeteve sociale nga një llogari anonime i referohej edhe vëllait të tij. Llogaria “Sacha Pariss”, kërcënoi dhe ofendoi Kulacin teksa e përmendte vendlindjen dhe vëllain e tij.

    Në tetor të vitit 2021, në Bor u sulmua verbalisht edhe nëna e Kulacinit, një person i kishte thënë: “Djali yt duhet të varet”.

    Gjithashtu, tabloidet e mëparshme pro-qeveritare kishin zhvilluar një fushatë kundër Kulacin, ku ishte karakterizuar si “ideologu kryesor i opozitës”, “redaktori i preferuar i Dragan Solak” dhe “Qedri i Dragan Djilas”,gjithashtu persona të panjohur kishin vendosur postera me adresën e tij të banimit në Beograd.

    Nenad Kulacin dhe Marko Vidojkovic, drejtuesit e podcast-it satirik “Good, Bad, Evil”, kanë marrë kërcënime prej vitesh për shkak të punës së tyre. Përveç kërcënimeve anonime, prezantuesit para disa vitesh i ka kërcënuar edhe kryetari në largim i Beogradit, Aleksandar Sapic. Ai kishte thënë se Kulaçin dhe Vidojkoviqin do t’ua “shqiste zemrën” kur t’i takonte në rrugë, por institucionet nuk i njohën këto fjalë si kërcënim dhe vendosën të hedhin poshtë si vepër penale.

    Kulacin dhe Vidojkoviç prej kohësh po përballen me kërcënime serioze. Si rezultat i tyre, Vidojkoviç u zhvendos nga shtëpia e tij, përmes një skeme të ofruar nga organizatat ndërkombëtare, ndërsa Kulacin refuzoi të largohej.

    Mosveprimi i institucioneve shtetërore, fushatat e shpifjeve me tabloide dhe kërcënimet publike nga zyrtarët e qeverisë, krijojnë një atmosferë armiqësore në të cilën sulmet ndaj atyre që kritikojnë qeverinë normalizohen dhe madje inkurajohen, gjë që ka një efekt serioz rrëqethës mbi lirinë e fjalës dhe raportimin e pavarur.

    Për të gjitha ato që u përmendën më lartë, Rrjeti i SafeJournalists dhe Media Freedom Rapid Response, u bëjnë thirrje autoriteteve dhe institucioneve në Serbi që të hetojnë dhe procedojnë kërcënimet e drejtuara ndaj Nenad Kulaçin, njëherësh të reagojnë urgjentisht në raste të tilla në përputhje me udhëzimet e Zyrës së Prokurorisë së Lartë të Shtetit. Ne dënojmë kërcënimet e drejtuara ndaj Nenad Kulaçin dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që të mundësojnë vazhdimin e punës së sigurt të gazetarëve në Serbi, duke u kujtuar gjithashtu atyre nevojën për të respektuar vlerat demokratike dhe standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

    Rrjeti i SafeJournalists

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
    Asociacioni i Gazetarëve të BH
    Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
    Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
    Sindikata e Mediave e Malit të Zi

    Media Freedom Rapid Response

    ARTICLE 19 Europe

    European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

    European Federation of Journalists (EFJ)

    OBC Transeuropa

    International Press Institute (IPI)

    Free Press Unllimited (FPU)