SafeJournalists: Duhet të ndalet fushata kundër gazetarëve në Serbi

    0
    34
    photo: canva

    Rrjeti SafeJournalists është i shqetësuar për sigurinë e Dinko Gruhonjic, gazetar dhe profesor në Fakultetin Filozofik në Serbi, dhe bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës.

    Caku i sulmit, filloi me një video të montuar, ku fjalët e Gruhunjic të thëna në një debat publik janë nxjerrë jashtë kontekstit, dhe kulmoi me shkrimin e një mesazhi kërcënues në murin e hyrjes së ndërtesës ku ai jeton. Përkatësisht, dje në hyrje të ndërtesës ku gazetari jeton ishte shkruar: “Dinko – Sakiq, a je gati për shtëpinë e përjetshme?” [nënshkruar] Vojvodina serbe. [Formulimi është një referencë për përshëndetjen e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga lëvizja ustashe kroate]. Ngjarja është denoncuar në polici dhe presim që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Tabloidët e regjimit kanë udhëhequr prej ditësh një fushatë denigruese ndaj Gruhonjic dhe kanë publikuar lajmin se studentët kërkojnë sanksionimin e tij për gjuhë të urrejtjes”. Ndaj Gruhonjic është bërë kallëzim penal, dhe po bëhet presion në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, ku punon ai dhe po kërcënohen studentët që mbështesin atë.

    “Faleminderit për listën [listën e studentëve që mbështesin Gruhonjic]! Ne e dimë nga të fillojmë.”, “Nëse edhe ju mendoni si ai i ashtuquajturi profesor, jeni i lirë të largoheni nga Serbia dhe të shkoni atje ku është më mirë për ju”, “… Do t’ju hekim qafe të gjithëve në një ditë”, janë vetëm disa nga kërcënimet që u drejtohen studentëve.

    Njëkohësisht, po zhvillohet një fushatë e orkestruar nga përfaqësues të caktuar të pushtetit, të cilët me gjuhën e tyre të urrejtjes kanë ngritur nivelin e tensionit mes qytetarëve, sidomos mes grupeve të caktuara të djathta që shfrytëzojnë çdo mundësi për kërcënime dhe sulme.

    Përveç Dinko Gruhonjic dhe familjes së tij, në rrezik janë edhe punonjësit e Departamentit të Studimeve të Medias në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, dhe studentët që e përkrahën profesorin.

    Ky është kulmi i një fushate të orkestruar kërcënimesh kundër gazetarëve në Serbi. Që nga fillimi i vitit, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë ka regjistruar 42 sulme ndaj gazetarëve, nga të cilat 6 ishin sulme fizike.

    Fushata kundër gazetares Ana Lalic Hegedis, gjithashtu nga Novi Sadi, është ende duke vazhduar. Ajo mori rreth 1 mijë e 200 mesazhe fyese, disa prej të cilave ishin kërcënime serioze me vdekje e saj dhe familjes së saj.

    Për shkak të kërcënimeve ndaj Ana Lalic Hegedis dhe Dinko Gruhonjic deri më tani janë ngritur gjashtë kallëzime penale dhe askush nuk është ndjekur penalisht.

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), thekson se ky është një test i madh për shtetin, se liria e mendimit dhe e fjalës duhet lejuar. Organet kompetente duhet t’i ndalin banditë të cilët dukshëm janë të organizuar dhe të koordinuar mirë dhe të parandalojnë pasojat e mundshme tragjike, thekson IJAS.

    IJAS kërkon që përfaqësuesit e qeverisë të sillen me përgjegjësi duke bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe të dënojnë urgjentisht të gjitha ngjarjet që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve që guxojnë të mendojnë dhe të flasin në mënyrë kritike.

    Rrjeti SafeJournalists i bashkohet anëtarit të tij IJAS dhe kërkon që institucionet kompetente t’i zgjidhin urgjentisht këto raste dhe të gjejnë organizatorët e fushatës. Komuniteti mediatik solidarizohet me gazetarët e sulmuar dhe do t’i mbrojë ata dhe do t’u sigurojë të gjithë ndihmën që u nevojitet.

    Rrjeti SafeJournalists do të monitorojë nga afër zhvillimet në këto raste dhe do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Pristina – Skopje – Sarajevo – Zagreb – Belgrade – Podgorica, 22.03.2024

    Association of Journalists of Macedonia

    Association of Journalists of Kosovo

    BH Journalists Association

    Croatian Journalists’ Association

    Independent Journalists Association of Serbia

    Trade Union of Media of Montenegro